Kryeplaku akuzohet për abuzim seksual, banorët: E pavërtetë, familja e tij, model! Prindërit e vajzës japin dëshmi kontradiktore

13 Prill 2023, 16:15Kronika TEMA

Kryeplaku akuzohet për abuzim seksual,  banorët: E

Banorët e zonës jashtë kamërave kanë thanë për familjen Rrapo që është një familje model dhe nuk e besojnë që Ervis Rapo të ketë abuzuar 23 vjeçaren.

Gjithashtu burime nga terreni konfirmojnë që familja e vajzës i ka kërkuar një shumë të majme familjes Rapo si kusht për të tërhequr kallzimin nga policia. Ervis Rapo sipas familjarëve ka vetëm nje vit në detyrën e kryeplakut. 

Ajo që vihet re është dëshmia e Babait të vajzës në polici e cila është kontradiktore me deklaratën për media të së ëmës. I ati i vajzës ka thënë në polici që e ka parë 29 vjeçarin që po dilte nga banesa, ndërsa e ëma sot para kamerave tha se i ati e ka gjetur Ervis Rapajn së bashku me të bijën pa rroba ne korridorin e shtëpisë. 

Gjithashtu e ëma e 23 vjeçares hedh posht që vajza ka probleme mendore. Por policia dhe banorët e fshatit konfirmojnë faktin që vajza ka probleme të tilla. 

Ende nuk dihet nëse kemi të bejme me nje abuzim apo me një akt të montuar për perfitime.

 

2 Komente

  1. E
    Ermali

    Familja mund te jete model, por ndonjehere te merr koka ere, kujton se je me i bukuri i fshatit.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Keti

      Cfar shkrimi ,,,, cfar zone? Kryeplaku kujt fshati??

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje