EMRI/ Kryeplaku në Korçë përdhunon vajzën me probleme të shëndetit mendor

13 Prill 2023, 12:50Kronika TEMA

EMRI/ Kryeplaku në Korçë përdhunon vajzën me probleme

Policia e Korçës ka arrestuan në flagrancë shtetasin Ervis Rrapo, 29 vjeç, banues në një fshat të njësisë administrative Vithkuq.

Arrestimi i tij është bërë pasi dyshohet se më datë 08.04.2023, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare.

I arrestuar është kryeplaku i fshatit Rehovë të Bashkisë së Korçës, dhe mësohet se vajza viktimë e marrëdhënies seksuale ka probleme të shëndetit mendor pasi nuk ka zhvillim normal, ndërsa nuk kurohet dhe nuk ka as kartelë.


Kallëzimin në polici e ka bërë babai i vajzës, vajza në gjendje të rënduar psikologjike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Rr., 29 vjeç, banues në një fshat të njësisë administrative Vithkuq, Korçë, pasi dyshohet se më datë 08.04.2023, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare, e pazotë për t'u mbrojtur.” – njofton policia.

1 Komente

  1. E
    Ermal

    Qr behen kryeplake te fshatrave llumrat, te fortet nga 25-35 vjeç qe s'dine shkrim e kendim dhe jo me te mbahet si me i zgjuari dhe urti i fshatit. Ngordheni ne burg plehren.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje