
Vissar Meshi është 35-vjeçari i cili humbi jetën sot në një aksident në orët e para të mëngjesit në autostradën Tiranë-Durrës. Përplasja e mjetit “BMW” me mbajtësen anësore të rrugëës shkaktoi edhe plagosjen e dy personave të tjerë Ensid Hasanllari dhe Erenik Cakraj.
Miqtë e të ndjerit kanë reaguar në rrjetet sociale duke ndarë dhimbjen e tyre.
“Visar, na i theve zemrat e na trishtove, të gjitha do i pranoja por jo të shkruaj mesazh lamtumire për ty”.
“Nuk gjej dot fjalë për humbjen tënde Visar Meshi, komshi, shok dhe patriot i mirë. Tronditës ky lajm që mora sot për ty! Nuk dua ta pranoj por e vërteta e vdekjes qenka e pamëshirëshme dhe absolute. Lamtumirë o njeri i mirë që na ike shumë shpejt”, janë disa prej postimeve.
Nga profili i Visar Meshit, kuptohet që është baba i dy fëmijëve, jetonte në qytetin e Durrësit dhe punonte si agjent doganor.
Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia mbi normën e lejuar në këtë aks, ndërsa pas këqyrjes së vendit të ngjarjes është konstatuar lagështirë në rrugë për shkak të reshjeve të shiut që kanë ndihmuar në përplasjen e makinës me mbajtësen anësore të rrugës.
Gjynah per te ndjerin,por e paska fajin rruga.""Qeveri e poshter".Rruga e komandon njeriu dhe jo njeriu makinen.Si te kete bariera pritse qe ne kete raste qe e forte dhe shkaktoi vdekje,si te jene prej llamarine orientuse gabimi eshte i rruges.
Fajin nuk e ka as lagështira as rruga Fajin e kanë drejtuesit e mjeteve që ecin si të çmëndur
O abaz trapi gjynah per djalin por bmv esht makina e vdekjes po ece shpejt si me shi si pa shi je jashtë rregullave idjot qe ke bo koment pa lidhje .
ti @arben je nje cuarje dem e spermes mashkullore or mik ....sipas kesaj logjike i bie qe ne europe ska asnje bmw se eshte makina e vdekjes ......are you in your right fucking mind ? Per idiotet si ti sduhet te lejohen as komentet se beni me shume deme