
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar këtë të enjte 35 vjet heqje lirie për Ludjan Zaimin. Ish-efektivi i policisë vrau me armë zjarri në ambientet e Komisariatit Numër 3 në Tiranë, kolegun e tij Çaush Saliasi, në Maj të vitit të shkuar.
Pas ngjarjes së rëndë, 26-vjeçari Zaimi deklaroi se e qëlloi me 7 plumba kolegun e tij 55-vjeçar, pasi prej kohësh ofendohej e bullizohej prej tij. Në atë kohë ai shprehu pendesë për krimin.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e 23 Majit të 2022-t në sallën e mbledhjeve të Komisariatit ku do bëhej instruktazhi për detyrat që do merrnin në turnin e natës.
Të shtënat të cilat gjetën në befasi edhe policët e tjerë u qëlluan me breshëri, teksa plumbat i morën jetën gjatë rrugës për në spital Çaush Saliasit.
Lini një Përgjigje