Kush është shefi i Krimeve të komisariatit Shkodër që iu vu tritol para banesës

13 Janar 2023, 09:23Kronika TEMA

Kush është shefi i Krimeve të komisariatit Shkodër që

Ky është Pllumb Shpati, 49 vjeç, shefi i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër, të cilit iu vendos tritol para banesës së tij në lagjen Dobraç.

Ngjarja ndodhi në orën 03:50.

48-vjeçari prej vitesh ishte efektiv në Policinë e Shkodrës.

Nga shpërthimi i lëndës plasëse janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti i tij.

Policia njoftoi se nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

1 Komente

  1. I
    Ish polic

    Nuk e di a do me degjoj e kuptoj kush nga inteligjentet e prokurorise,por keto tritolet vetem me deme te lehta materiale kane gjithmone brenda hilene e vete viktimizimit per ngritje ne pergjegjesi,per transferim mbase dhe per te fituar me shume besim per te forcuar pozitat.Pista te tjera ka sa te duash

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje