
Është zbardhur dëshmia e 62-vjeçarit, Vasil Babinis, i cili qëlloi me sëpatë në kokë bashkëfshatarin e tij Vasil Begolli, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Menkulas.
Burime bëjnë me dije se autori ka dëshmuar para efektivë, duke thënë "Isha i dehur, nuk mbaj mend", duke mos treguar asgjë nga ajo që ndodhi.
Konflikti mes të moshuarëve nisi në një lokal, pas një loje me letra dhe u zhvendos më pas në banesën e 73-vjeçarit. Ngjarja u raportua fillimisht si aksidentale, pasi i plagosuri tha se ishte rrëzuar aksidentalisht në oborrin e banesës së tij, por u zbardh më pas nga blutë e Korçës, të cilët vunë në pranga autorin.
Kaur i qelbur