
Oficerët e Operacioneve të Zbatimit dhe Largimit të Emigracionit dhe Doganave në SHBA kanë arrestuar më datë 9 janar avokatin shqiptar Gazmir Xhurxhin, i cili rezulton i dënuar nga gjykata shqiptare për mashtrim.
ZRRE-ja e Nju Jorkut bën me dije se e arrestoi avokatin, pa incidente jashtë rezidencës së tij në Brooklyn.
“Oficerët tanë duhen lavdëruar për ndjekjen dhe arrestimin e këtij të arratisuri nga drejtësia,” tha Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Zyrës në terren të ZRRE-së në Nju Jork, Kenneth Genalo.
“SHBA nuk do të jetë një strehë për ata që kërkojnë t’i shpëtojnë drejtësisë për krimet e tyre”, shtoi ai.
Kujtojmë se Gjykata e Tiranës, më 8 maj 2019, e dënoi Xhurxhin me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale të mashtrimit.
Më 3 tetor 2018, Doganat dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së e pranuan Xhurxhin në Shtetet e Bashkuara në Nju Jork si vizitor joemigrues me autorizim për të qëndruar në Shtetet e Bashkuara për një periudhë të përkohshme që nuk kalon datën 2 Prill 2019.
Sipas zyrës së emigracionit në Nju Jork, Xhurxhi qëndroi në Shtetet e Bashkuara edhe pas kësaj date pa autorizim.
Sa te kete budallejne ,Burgjet do jene plote...Ore cfare kermash,,denohen nga Organet ligje venese,dhe largohen se mendojne se mund te fluturojne dhe mund te gjejne ndonje vrime miu per tu fshehur ..