
Zbardhen porositë që kryeministri Edi Rama u dha drejtuesve të Policisë së Shtetit ditën e djeshme.
Sipas burimeve, mësohet se kreu i qeverisë ka kërkuar që raste të ngjashme si ai i vogëlushes Janada Avdia të mos përsëriten. Të shtohen kontrollet me motorë uji për të parandaluar ngjarje të tilla të rënda.
1. Goditje të zyrtarëve dhe punonjësve shtetërorë të përfshirë në paligjshmëri apo korrupsion e shpërdorim të detyrës.
2. Grupe hetimore dhe zbardhje sa më të shpejtë të ngjarjeve kriminale. Përfshirë këtu edhe misterin e Ervis Martinajt.
3. Situata parazgjedhore. Angazhimi i policisë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Asnjë punonjës policie të mos përfshihet në fushata politike.
4. Sezoni turistik dhe vëmendje maksimale në plazhe.
Ndërkohë që një ditë më parë, ministri Bledi Çuçi tha se do jenë 40 motorë uji që do të vihen në dispozicion të strukturës së re që do të monitorojë vijën bregdetare.
Vetem deshtime mbas 10 vjetesh po njesoj....
Mos e jep ate porosi per goditjen e administrates se do mbetesh me shume,shume pak punonjes per te mos thene me asnje