Ky është nipi i “gjeneralit” të bandës famëkeqe që i dha fund jetës në Klos

9 Dhjetor 2025, 09:32Kronika TEMA
Ky është nipi i “gjeneralit” të bandës

Personi që shihni në foto është 39-vjeçari Klodian Kulla, nipi i Nehat Kullës, i cili dyshohet se i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e djeshme duke u hedhur nga ura.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:40, kur dyshohet se Kulla është hedhur nga ura.

Trupi i tij i pajetë u gjet disa orë më vonë, ndërsa shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Kujtojmë se Nehat Kulla, i cili ndërroi jetë në 2020, një vit pasi doli nga burgu, njihej me nofkën gjenerali dhe se në vitin 1997 drejtonte një prej bandave më famëkeqe të Tiranës.

Kulla ka shlyer në burgun e Fushë-Krujës dënimin 20 vjeçar për vrasjen e Halim Gjuzit në vitin 1998 në Golem, shoferi i ish-ministrit të Brendshëm, Halit Shamata.

Banda e Nehat Kullës u krijua gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri. Ai së bashku me familjarë e miq të tij mbajtën të paprekur repartin e “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve.

Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mbajtën repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën gjenerali, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë.

8 Komente

  1. C
    Celia

    Gjynah,!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Doda

      Ai paska qene patriot qe paska mbrojtur repartet ushtarake dhe jo bandit sic shkruani.Bandit quhen ato qe I shkaterruan.

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xhepisti gjate

        Rrace e keqe bastarde

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qytetare i Tirones.

          Ngushullime te perzemerta Familjes. U prefte ne xhenet. Amin !

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qytetare i Tirones.

            Ngushullime te perzemerta Familjes. U prefte ne xhenet. Amin !

            Përgjigjjuni
            1. I
              Ina

              Ngushellime familjes!O gazetar ,nga e di ti qe i ka dhene fund jetes dike u hedhur nga ura e,nuk e kane hedhur?? Behuni serioz ne dhenien e lajmit ,na mbytet me kronika te zeza e aresyet ,pa folur drejtesia!

              Përgjigjjuni
              1. E
                Eri

                Gazetari ka harruar te shkruaj. Qe Nehati ishte mik i ngushte i Fatos Nanos. I cili i kishte dhene mbeshtetje Nehatit dhe i kishte dhene dore te lire. Te grabiste te vriste dhe te mos i hynte gjemb ne kembe. Fatosi i cili u varros nga qeveria greko vllehe anti shqiptare e Tiranes si hero.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Besimtari

                  Zoti i meshirofte gjithe mekataret gazetare apo komentues qe pa ndjenja humane, etike gazetareske edhe ne nje rast zie ku nje i ri ka humbur jeten permendin se eshte nipi i N. Kulles dhe vazhdojme me cinizem etiketime te pa vend per nje rast te tille. I ndjeri ka emrin dhe mbiemrin e vet dhe nje baba te nderuar. Ngushellimet me te ndjera per familjen e Klodit te ndjere. Qofte i Xhenetit.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje