Lamallari sjell në Kuvend fjalët e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit në kohën e PD: Skënder Hita, një nga emrat më të spikatur. Karrierë të ndërtuar me integritet

2 Prill 2026, 11:35Kronika TEMA
Lamallari sjell në Kuvend fjalët e ish-drejtorit të Policisë

Gjatë interpelancës në Kuvend, Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, i përmendi opozitës fjalët e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit në kohën e qeverisjes së PD-së, Ahmet Prenci, për Skëndër Hitën.

“Kur goditet padrejtësisht Policia e Shtetit, nuk goditet një qeveri apo një ministër. Goditet siguria e qytetarëve. Të padrejta janë edhe sulmet që erdhën nga radhët tuaja për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Përgjigjja ime më e mirë për akuzatorët, janë fjalët e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në kohën kur ju ishit në qeveri. Po citoj zotin Ahmet Prenci në një reagim të tij publik për Skënder Hitën.

“Është përzgjedhur një nga emrat më të spikatur të kësaj strukture, një profesionist me një karrierë të ndërtuar mbi përkushtim, integritet dhe rezultate konkrete. E kam ndjekur rrugëtimin e tij që në hapat e parë si oficer i ri dhe, në çdo fazë të karrierës, ai ka dëshmuar cilësi të rralla: inteligjencë, maturi, vendosmëri dhe një ndjenjë të lartë përgjegjësie institucionale. Jam i bindur se, nën drejtimin e tij, Policia e Shtetit do të forcojë më tej profesionalizmin, besueshmërinë dhe autoritetin e saj në shërbim të ligjit dhe qytetarëve”, thotë z.Prenci, citoi ministri Lamallari.

3 Komente

  1. z
    zeri i arsyes

    Prenci perseri...... Police, kryepolice, prokurore dhe gjyqtare..... Pasta habitemi ne si vazhdojne e mbeshtesin Salen kta....

    Përgjigjjuni
    1. R
      Ramsi

      Vertet ka qene drejtues policie ne kohen e PD ky premci, por gjate tre mandateve te PS eshte nje ushtar i bindur i Rames.. cito ndonje tjeter qe te jesh me i besueshme zoti Minister..

      Përgjigjjuni
      1. P
        PD - KENET JANE 1

        O ramutsi, por koha kur jane cituar fjalet nga Ahmet Premçi, Hitaj dhe eprori i tij Premçi .... as qe e njifshin/dinin qe Edi do behej kryeminister.... Pyesni Kaubojsin e PD Strazimutin, se Ahmeti rrinte me koburezhiun zevendesminister Gent ... ishin bythe e brek

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje