Lëvizje në Policinë e Shtetit, Devolli dhe Peqini shkëmbejnë drejtuesit e komisariateve

16 Tetor 2025, 14:43Kronika TEMA
Lëvizje në Policinë e Shtetit, Devolli dhe Peqini

Në Policinë e Shtetit janë bërë ndryshime në postet drejtuese.

Sipas informcioneve lëvizja e parë është bërë nga Devolli, ku Altin Gusho, shefi i komisariatit të këtij rrethi është transferuar në detyrën e shefit të komisariatit të policisë Peqin.

Në vend të tij u caktua nënkomisar Bilbil Lita, i cili deri më sot mbante detyrën e shefit të komisariatit Peqin.

Transferimi i dy drejtuesve të komisariateve të policisë është zyrtarizuar mëngjesin e sotëm në DVP Korçë. 

Lini një Përgjigje