Një investigim i gazetës së njohur franceze “Le Monde” zbulon se si Senegali është bërë një hallkë e re kyçe në atë që ka marrë emrin “Autostrada 10”, rruga e re e kokainës që përdoret nga rrjetet kriminale ballkanike për të transportuar drogë nga Amerika Latine në Evropë. Sipas reportazhit, porti i Dakarit dhe prania e koordinatorëve shqiptarë atje ilustrojnë forcimin e këtyre organizatave në Afrikën Perëndimore.
Në dokumentarin e “Le Monde”, Senegali zë një pozicion strategjik në rrjetin e ri të krijuar nga mafia ballkanike. “Porti i Dakarit ka lidhje me vendet evropiane, përfshirë Spanjën, Belgjikën dhe Francën”, – thuhet në investigim. Kjo lidhje detare e bën Senegalin një platformë ideale logjistike për trafikantët e drogës.
Hetimi zbulon se të paktën një e treta e kokainës së konsumuar në Evropë tani kalon tranzit nëpër Afrikën Perëndimore nëpërmjet “Autostradës 10”, një rrugë detare që ndjek paralelin e 10-të verior. Për organizatat kriminale, avantazhi është i qartë: “Në portet evropiane, një kontejner që mbërrin nga Senegali do të ishte më pak i dyshimtë sesa një kontejner që mbërrin nga Brazili”, – shpjegon “Le Monde”.
Sipas gazetës franceze, zbërthimi i mesazheve të koduara në aplikacionin Sky ECC nga policia franceze, zbuloi më shumë se 1 miliard shkëmbime midis trafikantëve. Mes këtyre mesazheve, njëri është veçanërisht tregues në lidhje me Senegalin: “Vëlla, atje lart në Senegal, ne kemi lidhje të mira”.
Kjo deklaratë, sipas Le Monde, ilustron korrupsionin që lehtëson trafikimin e kokainës në portet senegaleze. “Këto rrjete të fuqishme kriminale arrijnë lehtësisht të marrin, le të themi, atë që duan nga disa prej autoriteteve tona”, – dëshmon një burim i cituar në hetim.
Hetimi zbulon një sistem të sofistikuar të ngritur nga mafia ballkanike në territorin senegalez. “Shqiptarët në Senegal po monitorojnë vazhdimisht aktivitetet politike dhe gjyqësore të vendit. Ata po monitorojnë gjithashtu aktivitetet e oficerëve të policisë që janë nëpër patrulla”, – zbulon Le Monde.
Kjo mbikëqyrje e vazhdueshme u lejon trafikantëve të “përshtaten me situatën, të trafikojnë ose të kontrabandojnë drogë”, – thuhet në investigim. Këta koordinatorë në terren, të paktë në numër, por shumë të informuar, përbëjnë një lidhje thelbësore të rrjetit kriminal.
Hetimi i “Le Monde” fillon që nga qershori i vitit 2020, kur 1 ton kokainë e pastër u zbulua në një ngarkesë me kakao në portin e Antverpit, Belgjikë. Drogat e kishin origjinën nga Sierra Leone, një vend në kufi me Senegalin, dhe kishin kaluar tranzit përgjatë të njëjtës rrugë të Afrikës Perëndimore.
Ky sekuestrim i çoi hetuesit te emri i Radosh Vicker, kreu i klanit malazez “Cavac”, për të cilin ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar. Mesazhet e deshifruara zbuluan metodat e përdorura: fshehjen e drogës në kontejnerë të mallrave të zakonshme (kakao, banane, ananas, çimento), korrupsionin e zinxhirit të furnizimit dhe koordinimin në distancë nga Ballkani.
Sipas “Le Monde”, Afrika Perëndimore ofron disa përparësi për trafikantët e drogës: “shtete me institucione të dobëta, ndonjëherë të korruptuara” dhe kontrolle të pamjaftueshme portuale. “Vetëm 2% e kontejnerëve inspektohen” në këtë vend, specifikon hetimi, ndërsa më shumë se 11 milionë kontejnerë kalojnë tranzit nëpër portet e Afrikës Perëndimore çdo vit.
Ekspertët e cituar nga “Le Monde” besojnë se “në të ardhmen e afërt, rruga afrikane do të bëhet rruga kryesore për në Evropë për trafikantët e drogës”. Kjo rritje e rëndësisë shpjegohet me shpërthimin e prodhimit të kokainës në Amerikën Latine që nga vitet 2010 dhe forcimin e kontrolleve në rrugën direkte për në Evropë.
Senegali, me portin e Dakarit të lidhur me kryeqytetet kryesore evropiane dhe me praninë e provuar të rrjeteve kriminale në territorin e tij, shfaqet kështu si një lidhje qendrore në këtë sistem kriminal transnacional të orkestruar nga mafia ballkanike në aleancë me Ndrangheta-n italiane dhe PCC-në braziliane./marrë nga lapsi.al
E lexoi Sala neser e hengri Rama edhe Senegali,paçka se rruga e ketyre trafikanteve,nuk ka lidhje fare me Shqiperine,se kalon neper Atlantik.Kjo tregon se portet shqiptare nuk perdoren,per trafikun e drogave.Rruge e te kjo,Amerike Latine-Senegal dhe pastaj Spanjë,France,Belgjike dhe Holande.Problemi eshte se mos na heqin ne emrin narkoshtet,qe e kane ne goje,por nuk rri Sala pa te gjete nofkën tjeter
Mafia nuk ka kombesi or gazetar pervers qe gati sa nuk masturbohesh kur akuzon kombin tend si mafioz. Mafia eshte lidhje kriminale mbi baza klanesh krahinore apo familjare. Nuk ka mafje Shqiptare , ka lidhje kriminelesh qe kombin e vetem kane parane. Boll u kenaqet duke ndyre emrin e atdheut tuaj ku shumica jane njerz te ndershem e puntore
O ti shoku Le Monde - gazete e madhe kjo; Po mire, keta "kriminelet " shqiptare, ballkanike, kolumbiane, dhe senegalez, ku e çojne Drogen? Te shtepia jote, pra! Po te mos kerkojme ti droge, a do ta sillnin ata? Sigurisht jo Atehere, shkaku je ti francez, ai anglez dhe te tjere qe nuk jetojne dot pa droge, dhe pastaj kthehen keta b. q ne akuzues...
Bertet hajduti kapeni hajdutin...per te humbur gjurmet. Para d'y muajesh ne Bretagne ne nje aksione jo mire te koordinuar midis trafikantesh oqeani nxori ne breg 2500 kg cocaïne....... Une nuk e di qe ne Durres ka nxjere deti 2500 kg droge . Ne republike Domenicanee nje avion i mare me qerra ishte mbushur me 10 mije kg cocaïne , ku vetem per te ndaluar camerat u paguar 2 Milon euro per disa minuta. Histoire me trafikant shqiptar eshte per te larguar vemendje. Treguar français eshte kaq i madhe sa trafikantet shqiptar munde te furnizojne nje qytet per nje fundjave , Jane peralla me shqiptar
une vete jam abonuar tek le monde dhe artikulli i plot nuk e ka fare te bej me mafien shqiptare (Shqiperia ne te vertet nuk ka nje mafie por disa grupe familjare, po nejse) por me mafiet sllave (malazeze, serbe, boshnjake, kroate, slloven, etj etj) sepse ato jane qe kane rendesi tani per tani. grupet shqiptare jane te rrezikshme dhe nuk diskutohet por te besh aq shume lajme dhe propagande qe te nxjerresh shtetin tone si me qen kolumbi ose meksike dmth qe ti je nje shpifes dhe nje bythqir i nivelit te lart (90% i shqiptarve punojne dhe i bejne e leket me djerse dhe pune te ndershme, si çdo popull tjeter)