Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Bubq të Krujës.
Sipas informacionit paraprak nga policia, rreth orës 06:15, shtetasi A. B. 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që po drejtonte. Si pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.
Nga goditja e fortë, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vend.
Lini një Përgjigje