Gazetarja Anduena Llabani thotë se Hamza Lici dhe Arlind Bushati, të cilët mbetën viktima të atentatit në Dobraç të Shkodrës, do të takoheshin me anëtarë të fisit Bajri për të zgjidhur mosmarrëveshjet.
Sipas saj, automjeti i cili rezultoi i vjedhur, nuk është denoncuar dhe i përket një personi pa precedentë penalë. Gazetarja shtoi se Arlind Bushati rezulton i përfshirë në aktivitete joligjore në Shkodër.
“Automjeti rezulton me targa të Malit të Zi. Është bërë kërkesë nga Interpol shqiptar se kujt i takon targa, rezulton i vjedhur në Shqipëri por jo i denoncuar. Madje kam edhe emrin e pronarit të makinës, që nuk figuron të ketë probleme.
Çështja është që në ngjarje në fakt, për Arlind Bushatin ka pasur informacione që ka qenë i përfshirë në disa aktivitete joligjore në Shkodër. Bëhet fjalë për ushtrimin e lojërave të fatit dhe për para të dhëna me fajde. Gjithsesi, këta personazhe u bënë viktima në këtë ngjarje për një fakt, kishin shkuar aty për t’u takuar me fisin Bajri për të rënë në një marrëveshje apo për të zgjidhur një mosmarrëveshje.
Në momentin që ata janë qëlluar nga Range Roveri, për një ndjekje gati 300 metra, ku janë goditur me breshëri, janë parë gëzhoja me të cilat është qëlluar, është menduar se ka qenë Ibrahim Lici, vëllai i Hamza Licit, me të cilit Bajrat dhe Bilalajt kanë konflikte. Aty është me kamera. Problemi në këtë histori është se pavarësisht se kanë provat, gëzhojat, makinën, askush në Shkodër nuk flet. Ka shtetrrethim.
Të gjithë e dinë shumë mirë se çfarë fuqie kanë. Kanë blerë gjykata, polici. Në Shkodër është një gjyqtar që ka pak muaj kryetare gjykate dhe motra e saj është avokate e këtyre bandave.
Denoncimi që ka bërë një muaj më parë viktima është regjistruar në polici por s’kanë vijuar më tej hetimet. Zero veprime. Sepse nuk ka as prokurori, as gjykatë dhe as polici Shkodra.”, u shpreh gazetarja në ABC news.
Shteti i Ramës, Berishes, Metes…
Clidhje ka Meta ktu ? Ska pesh poltike qe nga se paku 2021 kur i rane dhe breket LSI ?? Meta dhe Kryemadhi kan aq fuqi politike sa Dash Shehi sot
Aty ku nuk ka shtet të vertet ndodhin masakra të tilla shumë shpesh.Krimi ka kapluar vendin,i cili nuk ka strategji për të dal nga kjo situatë.Ka apo jo vendi ekspert për të ele.knuar faktorët që sjellin krime të tilla.Kryeministri më mirë do bënte të merret me problemet shqiptare se sa të sillet kinse po bënë politikë të.madhe e në fakt Evropa po tallet lidhur me rrolin dhe sjelljen e tij.
Na trego pak ti zgjuari fshatit... pse viktimat bridhnin me arme dhe makine te vjedhur?? e dyta.. qe te dy viktimat kane prinderit ne politike... njeri per tridhjete vjet ne keshillin bashkjak dhe tjetri kandidat per kryebashkjak.... ku jane prinderit?????? dhe e treta... jane vrare mbi njezeteveta ndermjet fiseve ose me mire bandave kriminale... ne ket kasaphane qe s'perfundon edhe per njeqidvjet... pra si perfundim ne shoqerine ku jetohet duhet respekt maksimal nga politika e rrethinave per njeri - tjetrin pastai kalo te qeverisja apo shteti.
As franca nuk ka shtet,se ishte bo lufte mrome.