Rëndohet bilanci i atentatit në rrethrrotullimin e Rinasit të ndodhur të martën e 11 Nëntorit. Pas 4 ditësh në trajtim intensiv në reanimacionin e Traumës, ka ndërruar jetë 42-vjeçari Muçi Shaljani.
Pavarësisht, përpjekjeve të bluzave të bardha, Shaljani nuk ka mundur t’ju mbijetoj plagëve të marra me armë zjarri në kokë, por, dhe pjesë të tjera të trupit, duke humbur jetën orët e para të mëngjesit kësaj të shtune.
"Në vijim të informacionit të dhënë më datë 11.11.2025, mbi ngjarjen e ndodhur tek rrethrrotullimi i Rinasit, ju informojmë se shtetasi M. Sh. (Sh.), i cili mbeti i plagosur, ka humbur jetën gjatë natës.", njofton policia.
Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, dhe miku i tij Muçi Shaljani u qëlluan me breshëri plumbash kallashnikovi sapo dolën nga rrethimi i aeroportit të Rinasit. Nga makina tip "Toyota" dolën 3 persona më armë në dorë dhe bënë shoshë me plumba makinën “Mercedez Benz” të bardhë që drejtohej nga Shaljani, i cili në shtator ishte bërë pjesë e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore si agjent, në një procedurë në shkelje të ligjit.
Atentatorët u larguan vetëm pasi u bindën se shënjestra Gilmando Dani ishte vrarë. Më tej dogjën makinën në fshatin Halil, bashkë me armët që terrorizuan aeroportin. Automjeti që përdorën në krim dhe targat që kishte rezultuan të vjedhura në Greqi vitin e kaluar. Automjeti dyshohet se ka dalë nga banesa e Ylli Zallës në fshatin Zall të Fushë-Krujës, 48-vjeçarit të shpallur në kërkim një ditë më parë pasi iu gjet një arsenal armësh. Po ashtu ky person dyshohet se iu ka siguruar armët grupit të atentatorëve.
Qofte I xhenemit
Ai shkoi atje ku pat vendin, por ka lene litarin jashte: Hotelin luksoz ndertuar nga mafia e per mafien
Të gjithë ata që meren me punë të pista për tu pasuruar brënda natës do vriten kështë me njëri tjetrin siç po ndoth çdo ditë.Lamë nam kudo nëpër botë duke vjedhur dhe vrarë për tu pasuruar.Nuk e kuptoj si mund të flenë prindërit kur fëmija nuk dihet ku është dhe çfarë bën.Pasuria të mer kokën...
Po qysh nuk rron njeri nga keto atentate? Ai do te ishte deshmitar i rendesishem per te zbardhur nje rrip te gjate kriminelash. Mjeksi shkerdhate dhe shtet ligjor vari trapin.
Arjan ,mos i ngarko me faj mjekët, Sheqeri mori veç plumbit në kokë që ishte i mjaftushëm për të ndruar jetë në vndngjarje edhe 11 plumba të tjerë në trup.Është rast i rallë të mbijetoj edhe kaq një njeri ,është një rast i pa besushëm .Të rinjtë në veçanti para se ti futen një ruge të gabuar duhet të mendojnë se të gjitha dhimbjet i vuan familja e në mënyrë të veçantë NËNA DHE BABA.Familjes ngushëllime.