Mbi 2700 gjoba për parkim të gabuar, policia rrugore kontrolle të shtuara në Tiranë

7 Dhjetor 2025, 17:40Kronika TEMA
Mbi 2700 gjoba për parkim të gabuar, policia rrugore kontrolle të

Policia Rrugore në Tiranë ka vijuar me kontrolle të shtuara gjatë 48 orëve të fundit. Policia njofton se në fokus të kontrolleve kanë qenë drejtuesit e automjeteve që nuk respektojnë radhën në trafik dhe kryejnë parakalime të rrezikshme.

Mësohet se policia në Tiranë, 48 orët e fundit ka vendosur 136 masa administrative për mosrespektim të radhës dhe parakalime të rrezikshme. Gjithashtu policia ka ngritur me karrotrec 17 mjete, për mungesë dokumentacioni, modifikime të paligjshme ose parkime të parregullta që pengonin qarkullimin.


37 drejtues mjetesh kanë qenë duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit dhe janë gjobitur. 2758 masa administrative janë vendosur për parkime të gabuara. 11 persona janë arrestuar ose proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale në fushën e qarkullimit rrugor.

3 Komente

  1. L
    Lani

    Shofera pederasta te qelbur injorant ne cdo drejtim

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilirjan

      Po njerzit ku te parkojne,apo ti futin makinat ne xhep te kostumit.. Nje jave qendrova ne Selanik,Greqi dhe nuk pashe asnje gjobe te vene ne per xhamat e makinave. Ketu ne Tirane jane turrur te tre policite,rrugore,e rendit dhe ajo bashkiake me blloqe neper duar kush e kush te veje me shume gjoba cdo ore te dites dhe nates,banoreve te shkrete te Tiranes,edhe neper rrugicat periferike,edhe brenda blloqeve te banimit.. Turp te kene,ky eshte terror ndaj banoreve te kryeqytetit...nje nga arsyet qe njerezit po e braktisin kete vend..

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shpresa

        Jam shume dakort me sa shkruan , pasi fushata e gjobave behet kryesisht per te mbushur arken e shtetit e per te lehtesuar xhepat e grisur te qytetareve shqiptare qe pak halle kane po duhet te kene edhe mendjen ku ta lene makinen ne kete xhungel te madhe

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje