Emelinda Rama, 26 vjeç, vrau babanë e saj duke e mbytur me tel në banesën ku jetonin në fshatin Frashër të Fierit, ngjarje e ndodhur rreth orës 23:00 të 23 korrikut.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se 26-vjeçarja jetonte në banesën e prindërve të saj për kohësh, pasi ishte ndarë nga partneri i saj.
Por 26-vjeçarja nuk veproi e vetme në këtë krim makabër. Ishte pikërisht nëna e saj, njëkohësisht bashkëshortja e viktimës, që ndihmoi të bijën të fshihte gjurmët e krimit duke pastruar trupin e 56-vjeçarit, Anesti Rama.
Në dëshminë e saj në polici, e reja ka pranuar krimin duke deklaruar se babai i saj ishte fanatik dhe nuk e lejonte të dilte e te vishej si ajo donte.
Kujtojmë se 26-vjeçarja pasi mbyti babanë me tel, e raportoi ngjarjen në polici si aksidentale. Ajo kallëzoi në polici se i ati humbi jetën aksidentalisht në banesën e tyre, në fshatin Frashër.
Lini një Përgjigje