Me një plumb në kokë, gjendet i vdekur krahu i djathtë i Elvis Demçes, trafikantit shqiptar që njihet si “Zoti i Drogës”

28 Nëntor 2024, 10:57Kronika TEMA
Me një plumb në kokë, gjendet i vdekur krahu i djathtë i
Elvis Demçe

Është gjetur pa shenja jete në banesë Alessio Lori, i njohur si “Chiappa”, pjesë e grupit kriminal të shqiptarit Elvis Demçe.

Sipas mediave italiane ai është gjetur në një banesë që e kishte marrë me qira, ndërsa ka një plumb në kokë dhe sipas dyshimeve të para, mendohet se është vetëvrarë.

I riu ishte një emër i njohur për autoritetet italiane, me disa precedentë të mëparshëm penalë.

Lori ishte dënuar në shkallë të parë me 14 vjet burg, ndërsa akuzohej si pjesë e një organizate të trafikut të drogës, zhvatje, dhe zjarrvënie. Koka e grupit ishte Elvis Demçe, i njohur me nofkën “Zoti i Drogës”, aktualisht i arrestuar.

“Zoti i Drogës”, Elvis Demçe u arrestua në janar të vitit 2022, pasi në përgjime u zbulua se fliste me anëtarë të grupit kriminal për të ekzekutuar efektivë, gjyqtarë dhe prokurorë në Itali që hetonin për të shkatërruar klanin e tij.

5 Komente

  1. C
    Ceceni

    Perdorues droge,,,dhe prandaj ishte ne arrest shtepie,Ka qen dhe ne rehabilitim per drogen,,,

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pikë e zezë kush quhet mafioz.

      Si mund te jetë Zoti i Drogës nje koqe kandari? Ky është nje trap zalli që nuk e ka shokun. Do vriste gjykates bytha e ketij. Shkon katunari ne Itali dhe kujton se u bë mafioz brenda natës. Mafia keta i perdor si ushtarë, mish per top. Keta e hanë te parët.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vari caret.. kete rruge kane gjetur..

        Normal se per cfare jane keta qe meren me droge ! viktima te vetes... jetojne ca muaj ca vite ! mbushin barkun me buke ! dhe pastaj ja ja fusin vetes nga iliucionet qe jepe droga ose ja fusin ata shoket qe mendojne se jane besnike shoke te ngushte...ahhahahhaha.... te gjithe qe meren me droge..... te gjithe shkojne per leshe....keta bejne te fortin para shtetit..... Te gjithe jane vetem viktima...dhe budallejne....se ai qe i ka trute ne koke....nuk meret me gjera kundra Ligjit....

        Përgjigjjuni
    2. M
      Mos e beso po deshe, por eshte e vertete.

      Nga pamja nuk duket si rrugac, perdorues dhe shperndares droge, por sic thote Krieministri ine Ed Brekushexhiu ki eshte nje mijerat shqiptare qe ne emigracion merren me shkence, po me shkencen e droges.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Egzon

        Ky duket si arab

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje