Policia Rrugore e Lucca në Itali, në bashkëpunim me atë të Massa, arrestoi përgjatë autostradës A12, një shqiptar të dyshuar si trafikant droge, i cili lëvizte me rreth 4 kg kokainë në makinën e tij.
Aksioni është kryer rreth orës 20:00 të së hënës (14 Tetor), kur patrulla në Viareggio, pas një raportimi nga kolegët e tyre nga Policia e Autostradës Pontremoli, ndaloi për një kontroll përgjatë karrexhatës jugore një “Audi” me targa italiane dhe me një person të huaj në bord, që udhëtonte me shpejtësi të lartë.
Shoferi, një 30-vjeçar shqiptar, ka shfaqur menjëherë nervozizëm pasi është ndalur nga policia. Pas kontrolleve në automjet, efektivët zbuluan një qese plastike me tre blloqe me lëndë të dyshuar narkotike, e cila më pas rezultoi se ishte kokainë, shkruan “Lagazzettadiviareggio”.
Droga dhe makina u sekuestruan menjëherë në cilësinë e provës materiale, kurse shqiptari u dërgua në burgun e Lucca.
Hahahhahh edhe em shpejtesi sketere edhe me kater kg kokaine.... Plaseni brenda me vite te tera.... se mbase zen mend...... Ja dhe nje pjese Trimat legena qe mbajne veten per Trima nese meren me droge.....ku pjesen me te madhe i perdorin ata garipat qe e mbajne veten si kapo......por dhe kapove kure ju vjen rradha hapen bythesh ne Hetuesi....sic jane hapur te gjithe....ata qe jane ne burg... Hajd per hajer ... rradha kush e ka qe ka deshire te rije ca vite ne burg dhe jo prane Prinderve dhe te dashurve Familiare....Trima vazhdono se keni jo nej jete....por do te keni disa jete dhe lumturi....je jete ne burg dhe nje jete i vdekur...