Merr flakë kamioni në tunelin Elbasan-Tiranë

24 Korrik 2023, 20:40Kronika TEMA

Merr flakë kamioni në tunelin Elbasan-Tiranë

Një kamion ka marrë flakë në tunelin e autostradës Elbasan-Tiranë.

Kamioni, me drejtues V. M., ka marrë flakë në ecje e sipër rreth orës 19:30.

Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Sipas policisë paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në automjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje