
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 50-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Ravenna. Shqiptari ishte duke udhëtuar me një motor tip ‘Yamaha R1’ kur u përplas me një makinë tip ‘Mitsubishi’, që drejtohej nga një grua 53-vjeçare.
Përplasja ishte shumë e fortë. Shqiptari pësoi dëmtime të rënda dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ndërroi jetë. Ndërkohë gruaja në makinë u transportua në spital me dëmtime të lehta.
Por ajo që e bën më tragjike këtë rast është se të gjithë ngjarjen e ka dëshmuar me sytë e tij djali i viktimës. Ky i fundit ishte me një tjetër motor pas të atit kur ndodhi aksidenti.
Rruga në fjalë u bllokua për t’i dhënë hapësirë hetimeve. Deri më tani mbeten të paqarta arsyet e këtij aksidenti.
Nje ngushellim te sinqerte , tragjedia nuk eshte se humbi te jatin , se rjedha e jetes i ka keto , ne program jane te gjitha , ama humbja perpara syve te tij gje qe nuk ka per tja sheruar shpirtin kurre , sa do vite e vite te kalojne …..une qe them dicka di me teper …..tung
Rahmet past,por imagjinoni sikur ne motor te ishte se bashku me te birin....!? Ki Rrahimondi poutana e nget motorin mo....!? Babarrahimondi: mos e luj se e kom kanonis une se bashku me allahin se kur do te shkoi ki kiafir tek 7 virgjereshat...... boj durim,allah uakbar.