Tragjedia në Vlorë: Si vdiqën në vend burrë e grua të familjes Zykaj

23 Korrik 2023, 20:40Kronika TEMA

Tragjedia në Vlorë: Si vdiqën në vend burrë e grua

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Resulaj të Bashkisë së Selenicës, në Qarkun e Vlorës. Një çift, burrë e grua kanë ndërruar jetë, pasi kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Dy anëtarë të familjes Zykaj në fshatin Resulaj të Selenicës, raportohet ti ketë zënë korenti në shtëpi.

Mësohet se dy bashkëshortët kanë qenë duke punuar në bahçen e shtëpisë së tyre, kur kanë rënë në kontakt me një kabllo të energjisë elektrike, kontakti me të cilën ka qenë fatal.

Policia dhe ambulanca janë nisur drejt banesës, pas njoftimit të dhënë nga të afërmit e dy viktimave.

Lini një Përgjigje