
Një sasi tritoli ka plasur në portën e banesës së një 52-vjeçari.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tomë Kola” në Shkodër rreth orës 03:45.
Policia ka njoftuar se si pasojë e shpërthimit është dëmtuar vetëm një cep i portës së jashtme të shtëpisë.
“Rreth orës 03:45, në portën e jashtme të banesës së shtetasit S. Sh. 52 vjeç, në lagjen “Tomë Kola”, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse.
Si pasojë është dëmtuar vetëm një cep i portës së jashtme të banesës”, njoftoi policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Lini një Përgjigje