Qytetarët kthehen nga plazhi: Trafik i rënduar në aksin rrugor Plepa-Ura e Dajlanit

23 Korrik 2023, 21:20Kronika TEMA

Qytetarët kthehen nga plazhi: Trafik i rënduar në aksin rrugor

Trafik i rënduar është krijuar në aksin rrugor Plepa-Ura e Dajlanit.

E ngarkuar situata rrugore dhe në rrethrrotullimin e Plepave, si dhe në aksin Golem-Plepa.

Me mbarimin e fundjavës, ata që pushuan në plazhet e shumta të Adriatikut dhe Jonit, por edhe në Pogradec e Korçë kthehen për të nisur një javë të re pune dhe angazhimesh të përditshme në vendbanimet e tyre.

Lini një Përgjigje