
SPAK ka bërë me dije se ka një kërkesë për sekuestrimin e pasurive të dy vëllezërve Bardhok Shota dhe Kastriot Shota dhe personave të lidhur me ta.
Ata janë banues në fshatin Derven, Fushë Krujë dhe janë dënuar në Mbretërinë e Belgjikës në vitin 2015 për vepra penale të ndryshme, si dhe për pjesëmarrje në grup kriminal për trafik droge.
Konkretisht:
1.Pasurisë së paluajtshme (1 kat + bodrum), me sipërfaqe ndërtimi 648.7 m² në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror), e deklaruar në proçes legalizimi e ndodhur në Kodër-Derven, Krujë.
2.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 1, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 50.3 m², i ndodhur në Golem, Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).
3.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 2, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 45.2 m², i ndodhur në Golem, Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).
4.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 3, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 40.2 m², i ndodhur në Golem, Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).
5.Pasurisë së luajtshme mjetit motorik të markës Dayang, modeli DY110-18, vit prodhimi 2013, i llojit motor, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).
Bravo ASPAK-ut, qe po zgjohet nga gjumi, por kur do filloni konsfiksimin e vilave prej miljonash ne Lalez dhe ne Tirane dhe qe bredhin me Mercedeza dhe fuoristrada te shtrenjta...!??? Do konfiskojn nje Dayang, motociklete made in China... Hahahaha! More spurdhiak a keni nje cik dinjitet e burreri kur hiqeni si trima me ca drogaxhi te denuar ne Belgjike, dhe keta qe kan vjedhur me qindra miljona euro e dollar dhe jetojn ne luks pa ju hyr as nje gjemb ne kemb...!!!???
Dakord qe te ja u sekuestroj pasurite ketyre qe i kane vene me pune te pista, po per shoket gjykates e prokuror qe perjashtoni nga puna per pasuri qe nuk i justifikojne dot pse nuk ja u sekuestrojne, apo shokeve nuk ju q,..het Nena.