Zbardhen detaje nga arrestimi i të dyshuarve për vrasjen e shqiptarit në Itali: Bluzat e reja kishin ende etiketën e çmimit

24 Korrik 2023, 18:37Kronika TEMA

Zbardhen detaje nga arrestimi i të dyshuarve për vrasjen e shqiptarit

Mediat italiane vijojnë të publikojnë detaje nga arrestimi i dy shqiptarëve të dyshuar për vrasjen e 24-vjeçarit Albert Deda në Padova një ditë më parë dhe plagosjen e dy të tjerëve me thikë.

Dy të arrestuarit 19 dhe 24 vjeç duket se kishin planifikuar që të arratiseshin në Shqipëri. Ata u ndaluan nga policia në autostradë në afërsi të Villesse.


Në duart e të arrestuarve ishin ende shenjat e përleshjeve me 3 shqiptarët e tjerë, njëri prej të cilëve mbeti i vrarë dhe 2 të tjerët të plagosur.

Sipas mediave italiane, 2 të rinjtë e dyshuar kishin ndërruar rrobat e grisura dhe të gjakosura dhe kishin veshur rroba të reja. Disa prej rrobave dhe sendeve të reja kishin ende etiketën e çmimit, çka për hetuesit tregon se ishin vjedhur në dyqane ose ishin blerë në nxitim e sipër.

Ndërkohë, jo shumë larg vendit të krimit, policia po kërkon për thikën apo thikat e përdorura, pasi autorët i hodhën ato në një lum aty pranë për të fshehur gjurmët. Këto armë ende nuk janë gjetur.

Ajo që dihet deri më tani është se mes grupit të shqiptarëve ka patur një përleshje me thika. Plagët i morën jetën Albert Dedës 24 vjeç dhe 2 shqiptarë të tjerë mbetën të plagosur. Ata ndodhen në spital.

Shkaqet e konfliktit po hetohen.

1 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Vrasesit jane kriminele nga soi i tourkotsamit Rrahimondi.....pis miliet!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje