Misteri i thikës me të cilën u qëllua për vdekje Martin Cani, autori ende në spital

20 Nëntor 2024, 12:29Kronika TEMA
Misteri i thikës me të cilën u qëllua për vdekje Martin

Grupi hetimor nuk ka mundur ende të gjejë thikën me të cilën 14-vjeçari kreu vrasjen e bashkëmoshatarit të tij pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë. 

Edhe pse adoleshenti e reklamoi me trimëri në rrjete sociale pas ngjarjes, hetuesit nuk kanë arritur ta gjejnë mjetin prerës që u përdor për të kryer vrasjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e hënë gjatë një përleshjeje fizikemes disa adoleshentëve, 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.

Autori dhe viktima ishin konfliktuar të premten dhe e vijuan zënkën edhe ditën e hënë.

Autori kishte thirrur një shok të tij, nxënës i shkollës “Fan Noli”. Nga ana tjetër, viktima, Cani, kishte thirrur një shok nga shkolla “Mustafa Qemal Atatürk” në Sauk, me të cilin luante në ekipin U-15 të Dinamos.

Gjatë përplasjes mbeti i plagosur edhe shoku i viktimës, ndërsa autori mori një plagë aksidentale në parakrah.

Pas ngjarjes, autori u largua me vrap drejt Pazarit të Ri, ku të njohur të tij e çuan me një makinë në një spital privat për mjekim. Policia e arrestoi në ambientet e spitalit për akuzat e vrasjes me dashje dhe armëmbajtjes pa leje. Bëhet me dije se i riu ndodhet ende në ambientet e spitalit.

Hetimet po vijojnë për të përcaktuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë, të cilët mund ta kenë ndihmuar duke i sjellë thikën.

4 Komente

  1. T
    Treni

    Popull kriminelësh, krime do ketë aman. S'ka kush çfarë të bëjë këndej. Ngushullime familjes.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sylvinjo

      Njerezit e viktimes te shkojne ta vrasin atje ne spital dhe mbyllet muhabeti ne barazim , Pastaj ca rendesi ka u gjet apo su gjet mjeti vrases , rendesi ka qe ai djale ehste vrasesi dhe te denohet me 30 vjet burg , qe te kalbet ne burg dhe te frikesohen te tjeret

      Përgjigjjuni
      1. H
        Himariot

        Lereni te ngordh...qènin

        Përgjigjjuni
        1. a
          a.a

          se mos e lironi vrasesin nqs nuk gjendet thika!!!!!!!!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje