
Prokuroria ende nuk ka mbyllur hetimet për vjedhjen e 120 mijë eurove në shtëpinë e Alda Klosit, ish-drejtoreshës së koncesioneve.
Po ashtu, asgjë nuk dihet as për origjinën e mbi 400 mijë të tjerave të gjetura në shtëpinë e sanitares Rozeta Dobi.
E ndërkohë, një lajm i trishtë mbërrin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërron jetë pas përballjes me një sëmundje të rëndë xhaxhai i Alda Klosit, Ylli Çika.
Klosi ka pretenduar para hetuesve se paratë ishin të xhaxhait për kurimin e tij, por dhe mobilimin e shtëpisë apo dhe për t’i ruajtur ato.
Por burime jo zyrtare thanë për A2 CNN se familja e Ylli Çikës, ish-kirurg dentar, nuk ka pasur dijeni lidhur me deklarimet e Alda Klosit në polici dhe prokurori, ndërsa kanë mohuar përfshirjen e tyre në këtë histori.
Diçka e tillë vë në vështirësi gjetjen e burimit të parave, ndërsa prokurorja Mirela Zavalani i tha A2 CNN se dosja vijon të jetë në hetim dhe se prokuroria ende nuk ka dalë në një konkluzion sa u përket deklarimeve të ish-zyrtares.
Pas njoftimit të policisë nga vajza e saj se shtëpia e marrë me qira ishte vjedhur, Alda Klosi tha në polici se kishin marrë 120 mijë euro dhe disa sende me vlerë.
Pas arrestimit të sanitares dhe djalit të saj, policia gjeti në shtëpinë e familjes Dobi dhe 400 mijë euro të tjera të fshehura në tubin e aspirimit.
Vetë Rozeta Dobi tha se paratë i kishte marrë në shtëpinë e Klosit, ndërsa saga e pronësisë së 400 mijë eurove vijon të mbetet mister.
Dmth leket ja mbante alda klosi ne shqiperi se mos ja vidhnin xhaxhait ne amerike!! Hajde alda hajde. Dhe per me teper i bie qe xhaxhai nga amerika ti ka sjelle cash perderisa ti i mbaje cash. Po mire per shpejtesi ja mbaje ti? Se po ti duhej kurim atij ti i dergoje atij parate e veta si? Me banke jo se i ke te padeklaruara. Si e ndihmoje ti xhaxhain athere? Bravo Alda e koncesioneve bravo.
Po a kupton more Angel si jane punet apo jo..., Kesaj te shkretes, Aldes i vidiq Xhxhai se s'pati mundesi t'i dergonte parate ne kohe... i ndjeri do kishte shpetuar por keshtu e paten keto pune... C'jane keto debile qe perpiqen te genjejn r dalin me keto justifikime per parat e pista qe zoti e di nga i kan vjedhur apo zhvatur. Po te ishin para te pastra e te fituara me djerse do ishin te depozituara ne nje llogari bankare. Por s'arrije te kuptoj nje gje n.q.s. i ndjeri ishte ne Amerike, pse duhet te dergonte paret per kurim ne Shqiperi...!? Nejse le te presim c'do te degjojm me tutje nga prokuroria, se mire qe vjedhin, por keta idiota s'din as me genjyer.
Njerëzit në shqipëri janë edhe më të degraduar se gjitha format e degjenerimit të fantazuar nëpër filma apo drama.Një fshatare prostitutë hunderre që futet në administratën e shtetit dhe vjedh,degjeneron dhe shkon në punë kur i tepron koha, është forma më e degraduar e zyrtarit.Kurse qytetarët zvarriten dhe tallen nëpër zyra. Shtet i falimentuar,shoqëri e degraduar,komb pa të ardhme.
Spo del ndonje Regjizor te bej FILMA APO TELENOVELA,MATERJALIN E KA TE GATSHEM,PASTRUSJA, DJALI, I NDJERI XHAXHA, XHAXHESHKA, KOMSHIT, PREKURORI, ALDA KLOSI shefja PERSONAZHI KRYESOR, TE SHTRIHET ME PAS KE INCENERATORI .KJO DO TE DAL NJE MBREKULLI. CNA DUHET BIG BRADHERI QE ESHTE PA LIDHJE FARE . A DALIN 700 000 $ PER NJE TELENOVEL,KUSHE ARRIN TA BEN PER 1 BIT FITON 7 M $.
Ahahaha...u hap thesi i rrenave ! Kjo shefe Alda bukuroshe e kabinetit Arben Ahmetajt na paska qelluar kaq e dhembshur sa te heqe 120 mije Euro vec per kurimin e xhajes (...Kurse 400 mije Euro tjera nuk i kujtohet se kujt "xhaje" i ka pas...)
Kryeputana dhe dashnorja e tigrit ka punuar ca kohe te semafori Derisa u lidh me mallakastriotin