Tentuan të vrisnin anëtarët e një organizate kriminale rivale, arrestohen dy shqiptarët në Spanjë

19 Janar 2023, 12:12Kronika TEMA

Tentuan të vrisnin anëtarët e një organizate kriminale

Dy drejtues të një organizate kriminale shqiptare janë arrestuar në Madrid dhe Barcelonë të Spanjës.

Hetimet ndaj tyre nisën pas informacioneve të marra që në nëntor të vitit të kaluar kur dy shqiptarët të cilët raportohet të jenë anëtarë të një organizate kriminale, ishin arratisur nga Shqipëria ishin shpallur në kërkim për një atentat me eksploziv të mbetur në tentativë në vitin 2021.

Ndaj tyre kishte një urdhër arresti ndërkombëtar për ngjarje të cilat akuzohen se i kanë kryer gjatë vitit 2021 në Shqipëri ku u zbulua armatim me lëndë plasëse ‘C4’. 

Mediat spanjolle nuk kanë dhënë detaje të tjera sa i takon identitetit të shqiptarëve të arrestuar, të cilët kërkoheshin gjithashtu edhe nga policia shqiptare.

Sipas informacioneve, ata dyshohet se kishin planifikuar të vrisnin disa anëtarë të një organizate kriminale duke përdorur eksplozivë me telekomandë.

Njëri prej të arrestuarve, i arratisur nga Shqipëria, kishte jetuar më parë në Turqi, para pak kohësh mbërriti në Barcelonë ku edhe u arrestua.

2 Komente

  1. S
    Shqipetar pa parti

    Dy gjera mora vesh nga artikulli: 1. Gazetari nuk e di mire gjuhen shqipe. Spanjishten mund ta dije shumë mire, por shqipen Jo. 2. Ne Spanje policia dhe prokuroret nuk pjerdhin per Klidiana Lalen dhe Artan Hoxhen qe t'u shesin informacione dhe të na bëjnë si të ditur ne televizion. Pastaj, sa shqipetare kriminelë ka ne Shqipëri dhe ne botë, kete e di edhe fshatari me i humbur, sepse edhe ai sot ka qenë ne 'disa' shtete, dhe është per t'u theksuar fjala 'disa', thotë nje miku im, qe është fshatar, por jo i humbur. Madje me i zgjuar se disa pordhacër qe vijne verdalle si legena rrugëve të Tiranës dhe shiten si qytetarë.

    Përgjigjjuni
    1. m
      matildamatilda

      Ah Shqiperia me informacjone kudo fjali e 1 Shqiptari vodhi ,vrau, merret me drog ,prostitucjon ,kultivimem droge ,plote e Politika pastaj ; HALLVE STAMBOLLI dite per dite me njoftime degjon e lecon

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje