Ndërtoi në zonë të mbrojtur, arrestohet pronari i hotel “Driloni” në Pogradec

20 Korrik 2025, 10:20Kronika TEMA

Ndërtoi në zonë të mbrojtur, arrestohet pronari i hotel

Është vënë në prangat e policisë Jetmir Muçllari, pronari i hotel “Driloni” në Pogradec, i cili ditën e djeshme u përlesh fizikisht me kryeplakun e Tushemishtit, Ilirjan Tasellari, dhe një person tjetër, për një rrugë, të cilët e pretendonte të vetën.

Pas konfliktit, policia nisi hetimet dhe zbuloi se Jetmir Muçollari kishte kryer punime ndërtimore pa leje në sipërfaqen e tokës që ai pretendon se është në pronësi të tij. Megjithatë, rezulton se kjo tokë është pjesë e një zone të mbrojtur.

Muçollari akuzohet për veprat penale “shpërdorim i tokës” dhe “ndërtim i paligjshëm për qëllime përfitimi”.

Mësohet se Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) i Pogradecit kishte pezulluar punimet në këtë zonë një javë më parë. Çështja i ka kaluar tashmë Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

1 Komente

  1. Z
    Zeri

    Eshte vene ne pranga por lirohet neser. Policet ne vendgjarje nuk shkarkohen qe nuk zbatuan detyren, shefi i tyre po ashtu. Rama beri shembull Mihalin duke i shkatruar cdogje qe kishte. Keshtu duhet te veproje edhe me kete Llarin ne pogradec edhe me Taren nga Berati ne Ksamil. Dhuna dhe zaptimi stimulohen nga mos ndeshkimi ligjor dhe korupsioni. Zinxhiri i Rames ka mbetur hapur qe nga viti 2000. Mbeshtetje ndaj te forteve, degradim i personalitetit te varteseve dhd arroganca delirante jane armet e tij te forta per te qendruar ne pushtet.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje