Është vetëdorëzuar sot në Komisariatin e Sarandës biznesmeni Pando Papuçi.
68-vjeçari ishte shpallur në kërkim prej 21 shkurtit 2022 për veprën penale “ndërtim i paligjshëm”, për një pallat 7 katësh në hyrje të qytetit të Sarandës.
Ai u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Heshtja”, që çoi në pranga edhe 3 zyrtarë të Bashkisë Sarandë.
Për të katër personat Prokuroria e Sarandës ka çuar çështjen në gjykim pak muaj më parë.
Atij i lumte e ta kete hallall pallatin, z. Pando nuk ka pse te denohet per ndertimin "pa leje", lejen e kishte nga organet ligjzbatuese, si IKMT, policia bashkiake, policia e shtetit, aty ishin ata kur z Pando ndertonte pallatin ne mes te dites, e ca faji ka ndertuesi. Gjoben duhet ta paguajne te tre institucionet ligjzbatuese.
Ketu ne tirane nfertuesit me ligjine e rilidjes i blene katet pa leje me 200 e ca euro metrin, dhe i legalizuan. Ne Sarande rrezik ja shesin me 50 euro metrin ndertuesit dhe ja ku e legalizoi me lire se taksa e lejes dhe infrastriktures. Per sa kohe je kriminel ne Shqiperi te ecen vaj.