Një 67 vjeçare ka përfunduar në spital pasi u dogj nga një zjarr që ndezi në oborrin e shtëpisë në fshatin Tamarë të Malësisë së Madhe.
Sipas policisë, e moshuara e kishte ndezur zjarrin për të djegur disa mbeturina në oborr por ata janë përhapur duke rrezikuar shtëpinë.
“Në fshatin Tamarë, shtetasja L. T, 67 vjeçe, ka pësuar djegie të lehta, dyshohet gjatë përpjekjes për të parandaluar përhapjen e flakëve të zjarrit që kishte ndezur në oborrin e banesës për djegien e disa mbeturinave.
Si pasojë, shtetasja L. T, po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.
Lini një Përgjigje