SPAK “provim” në Bruksel, Klodian Braho përballë pyetjeve në Komisionin Europian

4 Mars 2026, 20:10Kronika TEMA

SPAK “provim” në Bruksel, Klodian Braho përballë

Kreu i SPAK Klodian Braho për më shumë se katër orë, ka raportuar në Bruksel përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian.

Burime nga Delegacioni i Shqipërisë në BE, në kushtet e anonimatit i treguan gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se Klodian Braho nuk ka qenë i vetëm në këtë “provim” të parë në Bruksel pas marrjes së detyrës.

Klodian Braho është ulur në të njëjtën tavolinë i shoqëruar nga disa hetues dhe këshilltarë ligjor të BKH-s njëra prej tyre Sadleva Bodo.

Ndërsa në të majtën e tij ka qëndruar Fabian Zhilla shefi i kabinetit.

Të njëjtat burime treguan se kjo përballje e Klodian Brahos në Bruksel me Komisionin  Europian lidhej me raportimin e progresit të kapitujve 23 dhe 24 për Gjyqësorin dhe të Drejtat Themelore.

Numri një i SPAK i është përgjigjur me detaje të gjitha pyetjeve të përfaqësuesve të DG ENEST, Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore.

Detyra primare e kësaj drejtorie në Komisionin Europian është menaxhimi çështjeve mes BE dhe vendeve kandidate.

Sikurse monitoron has pas hapi reformat për sundimin e ligjit, zhvillimet ekonomike dhe reformën e administratës publike./tch

 

10 Komente

  1. P
    Pak nga të gjitha

    Po pse drejtuesi i prokurorsê speciale që zë as 5% të drejtsisë dhe jo kryetarët e Klgj klp ild e gjykatês se naltë .Çudi e madhe Kjo trgon se be i intereson vetëm grupet kriminale që veprojnë tek ata dhe është detyrë e tyre ti hetojnë dhe gjykojnë dhe jo e drejtsisë shqiptare. Drejtsia vepron sipas territorit të aktivitetit dhe jo shtesisë apo kombësisë

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kallarja kuqe

      Po fiks e ke thene! Spak eshte prokurori, dhe si e tille sduhet te meret parasysh fare, ka klp, klgj, kld, abcde…… lloj lloj institucionesh qe teorikisht duhet te mbikqyrin keta prokuroret edhe nuk i pjerdh njeri as vete prokuroret, imagjinoje. Cfare tmerri.!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Burokratet e Brukselit jane mjerane

        Korrekt. Keta degjon Brukseli, se edhe vete nuk din ku eshte Komisioni i BE.

        Përgjigjjuni
      2. b
        bah

        Ke te drejte. Eshte gjithmone edhe me e qarte qe SPAK eshte thjesht ne sherbim te interesave te shteteve qe sponsorizuan ngritjen e atij institucioni. Mund te quhet nje zgjatim i prokurorive te Britanise se Madhe,Amerikes dhe te disa vendeve te BE. Nuk ka asnje lidhje me berjen e drejtesise per Shqiperine. Nje prokurori qe injoron masakra shteterore si 21 Janari e Gerdeci nuk duhet te jete pjese e institucioneve te drejtesise te shtetit Shqiptar. Mund te shkrihet si institucion por jo nga Rama e PS. Ata jane krenare per kete bajge qe na bene dhurate.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Spak nuk i sherben shqiptareve

          Dakord. Spakun BE e perdor per te plotesuar dosjen e mospranimit ne BE.

          Përgjigjjuni
        2. B
          BE tallet ....

          Drejt, bravo.

          Përgjigjjuni
        3. V
          Vetem ne Shqiperi ndodh

          Si mud te perfaqesoje drejtesine nje prokuror kur ka institucione te tjera ose sic I thone qeveria e drejtesise

          Përgjigjjuni
          1. T
            Turp, akoma me prokurore komuniste

            Aq me teper qe Klodian Braho eshte pinjoll i komunizmit, tamam si Saliu.

            Përgjigjjuni
          2. G
            G

            Spaku u nis per te hetuar dhe denuar krimet dhe vjedhjet 35 vjecare te politikes,po perfundoj hanxhar ne dore te kriminelit Sali Berisha per te goditur qeverine nepermjet krijesave te tij si Nesti Angoni.

            Përgjigjjuni
            1. J
              Jemi fatkeq o pupull

              Ne vend te Klodian Brahos duhet te ishte ne Bruksel Nesti Angoni ose/dhe Olsi Dado. Te na shkelin dhe pijne gjakun edhe pas 35 vitesh keta komunistat dhe plehrat e Spakut, kjo eshte vertet teper e papranueshme.

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje