“Në darkë do ta tregoj”, masakra në Athinë, publikohen mesazhet, çfarë folën dy banditët shqiptarë para se të vriteshin

11 Korrik 2022, 19:39Kronika TEMA

“Në darkë do ta tregoj”, masakra në Athinë,

Mediet greke kanë publikuar mesazhet mes dy ish-partnerëve shqiptarë të një bande të trafikimit të lëndëve narkotike, të cilët u vranë në masakrën e 2 qershorit në Athinë.

Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë gjithashtu edhe një tjetër shqiptar, babai i Gëzim. A, ndërsa u plagosën 2 efektivë policie.

Kujtojmë se dy trafikantët e drogës kishin lënë takim mbrëmjen e 2 qershorit për të zgjidhur mosmarrëveshjet që kishin lindur, pas arrestimit të tyre majin e kaluar, pasi u gjetën me një sasi kokaine.

Mëngjesin e së shtunës, pak orë para se të fillonte sherri me banditëve shqiptarë në rrugën Kourtidou në Patisia, i cili pasoi në rrugën Avenue Demokratias në Agioi Anargyrou, 48-vjeçari shqiptar nga Korça Adil Tefa kishte shkuar në servisin e makinave që ish-partneri i tij 46-vjeçar , Gëzim.A kishte Athinë .

Tefa nuk e gjeti në dyqan 46-vjeçarin e si rrjedhojë i dërgoi një mesazh ku shkruhej: “Po të kërkoj, ku je?”, ky ishte mesazhi i parë, raporton abcnews.al.
Përgjigja e 46-vjeçarit , Gëzim.A ishte: “Këtu jam, nuk fshihem, ty s’po të shoh askund.”.

Adil Tefa: Hajde në darkë, atje ku e lamë të takoheshim dhe do ta tregoj.

Gëzim.A: Unë do të jem aty, kujdesu që të jesh edhe ti, jo si herët e tjera kur nuk ishe askund dhe nuk u shfaqe.

Në këtë mënyrë 2 ish-bashkëpunëtorët shkuan në rrugën Kourtidou, ku 48-vjeçari ka shkuar me një makinë “Benz” i shoqëruar nga partnerja e tij shqiptare 43-vjeç, e cila pas masakrës u arrestua nga policia greke, ndërsa Gezim,A shkoi i shoqëruar me dy makina tjera, një ” Audi” dhe një “Toyota”. 

Një makinë tip “Mercedes Benz” me targa shqiptare që drejtohej nga partnerja e 48-vjeçarit, i zuri pritë 46-vjeçarit që kishte shkuar ne vend me  motoçikletë.

Sapo  afrohen, njëri prej tyre qëllon nga makina plagos 46-vjeçarin dhe e tërheqë zvarrë me makinë, raporton abcnews.al.

Në vendngjarje, u gjend gjithashtu edhe babai i 46-vjeçarit, i cili ndoqi “Mercedesin” me një automjet tip “Audi”.

48-vjeçari qëlloi gjithashtu për vdekje  babanë e 46-vjeçari që ndodhej në makinën Audi.

Sipas hetuesve grekë, personi tjetër që ndodhej në makinën Audi tentoi të largohet me vrap, por u përplas nga një automjet që po kalonte rastësisht në rrugë duke e lënë atë të plagosur.

Më pas sapo mbërrin në vendngjarje, policia greke i bën thirrje Adil Tefës të dorëzohet, ky i fundit refuzon të dorëzohet dhe qëllon me armë zjarri dy policë, të cilët përfunduan në spital.
Megjitatë arratia e 48-vjeçarit, Adil Tefa nuk zgjati shumë, pasi u qëllua për vdekje nga një efektivë policie.

1 Komente

  1. T
    Tarras-Bulba

    Po pse s'beni nje film per keta "heronje" te kombit... Aman more se na cat trapin me keto shkrime dite pas dite, si e vrau, kush ishte, ku shkoi, kush qelloi... Te gjithe e morem vesh qe nje grup kriminla trafikantesh lan hesapet ndermejt tyre... dhe kaq, mbaroj kjo pune. C'flisni me per keta plehar te shoqerise qe eshte turp t'i permendni dhe ju i beni sikur se c'jane. S'keni ndonje gje me interesante per te shkruar, apo hajde te mbushni faqet me shkrime te tilla te rendomta dhe pakuptim qe s'interesojn asnjeriu. Gazetaria ne Shqiperi = Thashetheme.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje