33-vjeçari ra në pus me shokun e tij, flet motra: Me atë punë siguronin të ardhura!

10 Korrik 2022, 14:41Kronika TEMA

33-vjeçari ra në pus me shokun e tij, flet motra: Me atë

Bledar Bregu dhe Besnik Veliaj siguronin të ardhura duke pastruar puse dhe duke bërë punë bujqësie.

Motra e 33-vjeçarit Bregu që i mbijetoi rënies tregon për mediat se ai bashkë me shokun e tij Besnik Veliaj ishin futur në pus për ta pastruar. Sipas saj, Bregu dhe Veliaj janë shokë dhe punonin bashkë.

“Pusin e hapën për të vaditur tokën. Vëllai është beqar, të dy janë beqarë. Janë shokë. Janë future për të pastruar pusin. Kanë punuar e më parë. Për t’u ushqyer, korrin bar, punojnë ku këtu, ku atje,” tregon ajo mes lotësh.

Kujtojmë se 33-vjeçari Bregu dhe 38-vjeçari Veliaj, i cili ndërroi jetë në spital, u rrëzuan në pus paraditen e së dielës. Policia më pas njoftoi se i lënduar ka mbetur edhe një zjarrfikës 44-vjeçar i cili i nxori dy burrat jashtë pusit.

Lini një Përgjigje