35-vjeçari "formulë" kundër varfërisë, kriza e çon të vjedhë naftë nga ekskavatori në Tiranë

10 Korrik 2022, 09:46Kronika TEMA

35-vjeçari "formulë" kundër varfërisë,

Kriza ekonomike dhe ajo e naftës e ka goditur rrënjësisht edhe Shqipërinë dhe duket se zgjidhja për disa, mund të jetë edhe ajo e metodave më ekstreme, si për shembull vjedhja.

Këtë e ka bërë një person në Vorë, i cili karburantin, ia ka marrë as më pak e as më shumë, por një ekskavatori në një kantier ndërtimi.

J.S., 35 vjeç, banues në Vorë, ka përvetësuar 172 litra karburant, duke e vjedhur atë, e më pas ja ka shitur shtetasit P.K., 31 vjeç.

Të dy personat janë vënë në pranga për vepra penale. I pari, për atë të vjedhjes dhe i dyti, për përvetësim të parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale.

Në vlerën e tregut të sotëm, çmimi i karburantit të vjedhur do të shkonte në rreth 40 mijë lekë.

2 Komente

  1. X
    XX

    Varferia nuk luftohet asnjehere me vjedhje. Nje pune sado e thjeshte e me pak leke eshte dinjitoze. Vjedhja jo.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Simon dhe ky perben lajm si nuk ju vjen pak turp o

      Dhe ky perben lajm gazetar legen apo keshtu ju thon ata qe ju paguajn se per politikanet qe po e rjepin perdit kete popull nuk u a mban bytha u ben mir edi rama qe ju ofendon se nuk keni kellqe ti pergjigjeni gazetar byth qira nuk ju vjen turp mereni me fukarenjet

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje