Një 59 vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe tentoi që t’i jepte ryshfet policit për të shmangur arrestimin.
Sipas policisë, Izet Ymeri është ndaluar në zonën e plepave për verifikime, ku ka rezultuar në gjendje të dehur.
Sapo i është kërkuar nga punonjësit e Policisë, që të bëjë testin e alkoolit, 59-vjeçari ka ofruar 1000 lekë. Punonjësit e Policisë kryen testin e alkoolit, i cili rezultoi 0.86 mg/l.
Në përfundim të veprimeve procedurale, ai arrestua për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, si dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Sa qesharake është kthyer policia.Kapi korupsion 1000 lekë. Patjeter qe do e kapnin,ku shkon Izeti me 1000 leke per drejtim në gjendje të dehur! O Izet ,o gomar ,duhen jo me pak se 5000 leke! Bej burg tani. Me 1000 leke policet janë ndihet te ofenduar.