Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë! Në 2 atentate shpëtoi bashkë me Ervis Matodashajn

7 Mars 2026, 11:40Kronika TEMA
Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i

Inez Hajrulla dhe miku i tij Ervis Matodashaj i shpëtuan një operacioni me urdhër të SPAK, të zhvilluar ditën e sotme në Orikum. Inez Hajrulla, i njohur ndryshe si i forti i Vlorës, është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe që deri më tani u ka shpëtuar të paktën 3 atentateve, në vitin 2017, 2019 dhe një atentat të organizuar në vitin 2023 ku Hajrulla shpëtoi bashkë me Matodashajn.

Në vitin 2017, Hajrulla tentohet që të eliminohet nga një atentat me tritol. Ngjarja ndodhi në një prej lokaleve, që në Vlorë njihet si vendi që frekuentohej nga Edison Harizaj, një prej të fortëve të Vlorës, i vrarë në Durrës në 2018-ën.


Në vitin 2019, Hajrulla ishte në shoqërinë e Ervis Matodoshajt duke pirë kafe në zonën e njohur si 7 pallatet Oslo, baza e tij, kur u qëllua me breshëri plumbash. Si pasojë e këtyre të shtënave është plagosur rastësisht Dajko Canodemaj, i cili ka qenë duke pirë kafe. Autorët pasi u larguan dogjën automjetin në Babicë të Vogël.

 

Sipas policisë dhe prokurorisë së Vlorës, në këtë atentat të dështuar morën pjesë nëntë persona dhe pati dyshime të forta se atentati u krye si rezultat i larjeve të hesapeve mes grupeve rivale në Vlorë. Për këtë ngjarje vijon të jetë në kërkim Fatmir Hyseni, i kërkuar edhe si autor i ekzekutimit të Santiago Malkos.

 

Në gusht 2023, Inez Hajrulla dhe Ervis Matodoshaj dyshohet se ishin shënjestër e një atentati që u parandalua nga Policia e Vlorës. Një 35-vjeçar, Amarildo Nikolli u arrestua në zonën e ujit të Ftohtë në Vlorë me pistoletë silenciator, me fishek në fole, gati për qitje, një sasi municioni luftarak, doreza dhe kapuç në çantën e shpinës. Hetimet zbuluan se shënjestër e këtij atentati kishin qenë Hajrulla dhe Matodoshaj. Porositësi i vrasjes, Leonard Luzi, u ekstradua nga Spanja në korrik 2024 dhe rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga Apeli i GJKKO, bashkë me dy anëtarët e tjerë  të grupit që e ndihmuan në planin për eliminimin e Hajrullës. Leonard Luzi u dënua me 11 vite burg, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar, u dënua përfundimisht me 7.4 vite burg.  Amarildo Nikolli rezulton i dënuar me 2.9 vite burg, ndërsa Muharrem Koroveshi u dënua përfundimisht me 6.8 vite burg.

Hetimi i SPAK provoi se Leonard Luzi, ishte financuar nga një person ende i paidentifikuar për të kryer vrasjet e Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla, ku shkak dyshohet përplasjet për lojërat e fatit. Amarildo Nikolli, do të ishte ekzekutori, ndërsa ndihmës Muharem Koroveshi, dhe Erio Zejno. Ky i fundit ende në kërkim.

Koroveshi dhe Zejno, kanë sjellë armët në banesën e të pandehurit Amarildo Nikolli në Vlorë, kanë ndihmuar në terren me gjetjen e personave të cilët ishin objektiv i atentatit, si dhe do të ndihmonin ekzekutorin Amarildo Nikolli, në largimin nga vendi i ngjarjes. Megjithatë atentati dështoi.

Hajrulla ka qenë dy herë i arrestuar për armëmbajtje pa leje, i akuzuar edhe për grabitjen e një kazinoje në vitin 2013. Hajrulla është shoqëruar dhe hetuar edhe për pengmarrjen dhe zhdukjen e Elvis Troqes. 

Gjithashtu nga gjykata e Vlorës Hajrulla është dënuar në 5 shkurt 2018 me 2 vite burgim për akuzën e “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Por ky dënim me burgim është pezulluar duke e kaluar Hajrullën në shërbim prove.

13 Komente

  1. P
    Patronazhisteve cekic ballit

    Zar i Saimir Tahirit, dhe Tahiri zar i Rames.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kuksjani

      Jane te Zenit dhe Salihut

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patronazhisteve cekic ballit

        Zeni eshte ortak i Olsit. Vellait te shalgjatit.

        Përgjigjjuni
    2. P
      Pordhe, ne vlore ska "te forte" se i shkerdhejne

      .... motrat vlonjatet, keta jani minje moterqira qe me nje peshtyme i varos

      Përgjigjjuni
      1. y
        yony

        Po mire kujt i duhen sa kriminela ka ky vend dhe ju beni jehone vrau kete ky dhe ai shoku atij do te vrase kete çjan keto idiote dhe injrante gazekar , qe vetem panik hapni ne popull ok injorant por fajin e ka redaksia qe ju boton keto budallalleqe okk

        Përgjigjjuni
        1. M
          M16

          Ushtaret e liries e vis martinit te zenit.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vloraku

            Nuk e kuptoj pse duan ta futin në burg? Aty shpëton. Lereni të lirë. Dhe kështu e ka të sigurt dënimin me vdekje.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arbana Selmanaj

              Këta janë plehrat e Gramoz Ruçit dhe Ermal Dredhes. Këta i mbronte shteti dhe kanë zaptuar gjithë sheshin Avni Rustemi me kafenenë që kanë ndërtuar dhe gjithë prokurorët dhe gjyqtarët aty e pijnë kafen. Nuk ka drejtësi. Gjyqtarja Arbana Selmanaj grupin kundërshtar të këtyre i dënoj me nga 35 vite burg për tentativë vrasje kurse këta nuk bëjnë asnjë ditë burg. Arbana Selmanaj është gjyqtare e korruptuar.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Taku

                Keture per gjithe ato vrasje do u japin 7 vjet burg e pas 2 vjetesh do dalin me gjukim te shkurtuar. Keshtu behet drejtesi ne Shqiperi

                Përgjigjjuni
              2. K
                Kuksjani

                Te Zenit, Saliut, dhe Mirela Kumbaros me siguri (triniteti i shkaterrimit)

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Halim

                  Inez hanrullaj eshte cam apo lab

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Ermal Dredharaku

                    Çam dhe lidhje me Gramoz Ruçin dhe Ermal Dredha

                    Përgjigjjuni
                  2. L
                    Luçi

                    SPAK meret me këto që janë jashtë shtetit, pasi i lejojnë vetë të ikin, sepse marin dieta të majme. Hajdutë vrases, i mbajnë me detyrim paraqitje. Jeni bërë portokalli, me mënyrën si hetoni. Qesharakë.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje