Në kërkim për porositjen e 2 vrasjeve/ Gjykata e Lartë refuzon rekursin nga arratia të Suel Çelës

13 Qershor 2023, 14:17Kronika TEMA

Në kërkim për porositjen e 2 vrasjeve/ Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin nga arratia të Suel Çelës. “I forti” i Elbasanit kërkonte zbutjen e masës së sigurisë arrest me burg në mungesë.

Suel Çela prej më shumë se 1 viti në kërkim pas deklarimeve të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt. Çela është i dyshuar për porositjen e dy ngjarjeve të rënda kriminale.

Ai akuzohet nga SPAK për porositjen e një atentati të dështuar ndaj një biznesmeni në liqenin artificial në Tiranë por dhe eliminimin e një tregtari automjetesh në Elbasan.

Emri i Suel Çela krahas lakimit për mbështetje të partive politike është i njohur për drejtësinë edhe për përplasjen me nëndrejtorin e policisë në Elbasan në vitin 2017.

1 Komente

  1. T
    T

    Nendrejtor bythqir nje cop kurve ben si i fort me shtetin .dhe mua tma bente ja kisha qir robt katnarit elbasanit qe kan mendien qene oren 10 ca do ham .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje