
Kërkon 2.800 euro për të dhënë dëshmi të gjuhës gjermane, ish kandidatja për deputete e LSI në Durrës, Rexhina Leka.
Provimi merret në Gjermani pasi ajo është e lidhur me dikë atje që paraqitet për të dhënë provimin në vend të të interesuarit. Pra kundrejt 2800 eurove i interesuari nuk hyn në provim por në vend të tij dikush tjetër.
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një seksereje që operon kryesisht në qytetin e Durrësit, zonë në të cilën ka qenë edhe kandidate për deputete në zgjedhjet e fundit parlamentare, për Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim.
Fiksi solli me zë dhe figurë znj.Rexhina Leka e cila i premton bashkëpunëtores së Fiksit dëshminë e gjuhës gjermane kundrejt 2 mijë e 800 eurove.
Rexhina i thotë bashkëpunëtores se paratë do hidhen në bankë dhe pse kjo gjë që ajo po bën është e jashtëligjshme, madje ajo në takim e dytë vjen e frikësuar, pasi me mesazhe bashkëpunëtores së Fiksit i thotë mos je dikush që po me regjistron.
Fiksi solli 2 takime mes sekseres dhe bashkëpunëtores së emisionit investigative, biseda në të cilat Rexhina shprehet se provimi merret në Gjermani, në provim nuk hyn vetë individi por do hyjë dikush tjetër për të. Këtë gjë ajo tregon se e bën prej 7 vitesh, vetëm shatorin e kaluar kanë marrë dëshminë në këtë mënyrë 100 persona.
Në përballjen me gazetarët e Fiksit Rexhina qan, ajo thotë ka patur persona që në nëtor nuk e morën dëshminë, mua më mashtruan në Gjermani dhe unë mashtrova personat që më paguan.
“E di që është mashtrim” thotë ajo.
Por në shtator sipas saj e kanë marrë provimin të gjithë, duke pranuar edhe para gazetarëve që ka bërë rolin e sekseres, pasi i ka çuar para për individët e interesuar një djali në Gjermani dhe ai fuste njerëzit në provim.
Rexhina tregon se për personat që nuk e kanë marrë provimin po përpiqet të kthejë paratë duke pranuar se deri në këto momente ka bërë diçka të jashtëligjshme.
Po kjo a mund te denohet apo eshte lsi, ste po ajo gruaja qe u burgos per nje ark peshk, ti largojme nga shoqeria keta vemje te kriminalizuara
Te nxirret Lista e te gjithe Atyre qe kane marre nje Deftese Gjuhe dhe te Denohen ose te perserisin Provimin ose ose te deportohen nga Gjermanija ,ndryshe mendojne se kjo eshte bere nga Gjermanija vetë.
Ne shqiperi femrat jane me te koruptuara se meshkujt, pa ç'ka se Rama i beson shume poste ne qeverisjen e vendit, fjalen nuk e kam per kete raste...
Hajdutet jane hajdute atanuk kane krah..te majte a te djathe por kam frike se Shqiperia ka shume po shume si kjo...kudo...por nuk eshte e veshtire ti gjesh ...I shet luksi....
Eshte montazh si ajo e ilir7%
Se di mendjelehtesia te ben te vuash si Moralisht dhe denimim qofte dhe Finacier . Se e ndergjegjeshme do te ishte nese do te punoje , qofte dhe pastruese dhe ishe krenare me vete veten dhe me cilin do. Kaqe e veshtire qenka qe te jeshe e ndergjegjshme ! ne Jete dhe krenari me vete veten .
Dhe perfytyroheni sikur te kishte fituar mandatin e deputetes kjo felliqsira. Do te jepte mend ne kuvend duke u ankuar se nuk ka drejtesi e do fillonte te ulurinte e shante kryeministrin, njelloj si putanat e tjera te LSI-se.
Kjo zhaba nuk e rruka fare,e di thotë që është anti ligjore dhe qesh....kjo është dora e mjeshtrit të madh të parasë ....e dini vetë kush