
Një 34 vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës mbrëmjen e djeshme, pasi iu gjet kokainë, por nga hetimet rezultoi se ishte në kërkim ndërkombëtar nga policia Gjermane.
Alidon Marqeshi akuzohet nga autoritet Gjermane për kryerjen e veprës penale “Vrasja e kryer në bashkëpunim”, pasi akuzohet se në 2017 kanë vrarë Xhoi Musajin në Gjermani.
Xhoi Musaj atë kohë vetëm 19-vjeç u rrëmbye dhe u dhunua me sende të forta, ndërsa trupi i tij u mbështoll me një qese të zezë dhe u hodh në liqen.
Ngjarja ndodhi për hakmarrje. Gjithçka nisi në vitin 2001 në Elbasan, ku ndodhi një vrasje dhe një plagosje, i plagosur Armando Musaj. Pas dy javësh vëllai i tij, Shpend Musaj është qëlluar me 9 plumba dhe pse është dërguar në spital në Greqi nuk ka munduar t’i mbijetojë atentatit.
Kështu nëna e Xhoit, mori fëmijët dhe u largua në territorin grek pasi kishte frikë nga hakmarrja. Nëna e Xhoit i lëvizi më pas në Gjermani fëmijët, për t’i shpëtuar atentateve, por që nuk arriti t’i parandalonte.
Në 2019 Gjykata e Ulm në Gjermani dënoi me burg për jetë një 47-vjeçar që akuzohet si i përfshirë në vrasjen e 19-vjeçarit, ndërsa Marqeshi i arrestuar sot në Tiranë dyshohet se ka porositur vrasjen për hakmarrje.
Skenari i zakonshem i ketyre monstrave ja si zhvillohen ngjarjet: Maloku A vret Malokun B Vellai Malokut B, vret Malokun A........ Vellai Malokut A vret vellane djalin e xhaxhait, nipin, qenin e familjes., ne fund i hedh shtepine ene ere me dinamit... Maloku ZH ne fund vret Malokun Y, ketu mbyllet historia.
Te pakten Policia po punon dhe keto Plehra Kriminele po i mbyll ne kafaz... Pastaj vrasin veten brenda ne kafaz vete keta plehra.... Kjo eshte nje suksese i Policise qe po ju garantojne Qytetareve te tjere nje Jete te qehte...