
Për vrasjen e 19 vjeçarit Stiven Toshkëzi, pak ditë më parë është shoqëruar në policinë e Tiranës, Arbër Murataj, djali i Admir Muratajt.
Ai ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe nuk ka qenë prezent në momentin e sherrit. Pasi është marrë në pyetje, Arbër Murataj është lënë sërish i lirë dhe deklarimet e tij janë referuar në prokurori për vlerësim.
Sipas burimeve, lënia e tij e lirë është bërë pasi ka rezultuar se më 19 prill kur ndodhi vrasja, ai nuk ishte i pranishëm.
Si lidhet djali i Admir Muratajt me këtë ngjarje?
Stiven Toshkëzi e nisi konfliktin për një vajzë rreth dy muaj më parë me Arbër Muratajn. I riu e ka marrë në telefon Arbër Muratajn për t'u sqaruar, por për shkak se gjakrat janë nxehur pranë Rrugës së Elbasanit ata janë konfliktuar, duke e lënë të plagosur lehtë Toshkëzin, pa bërë denoncim në polici.
Axel Hoxhaj, që vrau pak ditë më parë Toshkëzin, rezulton me lidhje familjare me Arbër Muratajn. Për shkak të konfliktit të dy muajve më parë dhe lidhjes familjare me Hoxhajn kërkohet të merret në pyetje.
Për vrasjen e Stiven Toshkesi, janë lënë në burg autori Axel Hoxha, i cili u vetëdorëzua në polici, si edhe miku i tij Ensi Maze, i përfshirë në sherr. Pista kryesore e hetimit është bërë sherri fizik që autori dhe viktima kishin pasur më herët për shkak të një vajze.
Në dëshminë e dhënë në polici, Maze ka mohuar të ketë pasur dijeni mbi konfliktin e Stiven Toshkësit dhe Axel Hoxhajt dhe sherrin e tyre për një vajzë, duke deklaruar se sapo ishte kthyer nga Holanda ku studionte për menaxhim biznesi dhe kishte vendosur të takonte shokët e shkollës. Ai pretendon se është gjetur rastësisht në vendngjarje.
Cfare Karin i duhet publikut dhe te jete lajm se cfare bejne toshkezi dhe murataj , kulmi i injorances gazetareske, na hale te gjithe keta dhe ata si puna e keture , eshte vetem pastrim ambjenti kur vrasin njeri tjetrin
Qeke semure shoku.
Tropoja qendron ne qender te lajmeve.
Jo shume femije ndjekin gjurmet e babait. Une njoh shume prinder qe jane marre me bujqesi, ndersa femijet nuk duan te vazhdojn te merren me token. Ky djal qenka tamam, ka marre zanatin e babait.
Keta jane "trimat" e Tropojes, si te mos ndjekin zanatin e babait? Cfare pret ti behet djali i tij, marangoz? I ke trute ne vend apo jo? Keta kane lindur per te komanduar, edhe pse skarcohen rruges si filixat e rrushit, pa mbushur 30 vjec.