I përmbyset zetori teksa po punonte tokën, vdes 55-vjeçari

11 Qershor 2023, 21:19Kronika TEMA

I përmbyset zetori teksa po punonte tokën, vdes 55-vjeçari

Nje 55-vjeçar, banor i zonës së Lunxhërisë në Gjirokastër ka humbur jetën në një aksident, ndërsa e ka zënë poshtë zetori, të cilin po e drejtonte në një sipërfaqe bujqësore.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Karjan. Ndërkohë që viktima është identifikuar si shtetasi Kristo Suli.

55-vjeçari nuk ka mundur dot t’i mbijetojë dëmtimeve të marra nga përmbysja e mjetit bujqësor me të cilin po punonte tokën.

Ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjet e plota të rrethanave të aksidentit.

“Në datën 10.06.2023, rreth orës 20:20, në fshatin Karjan, Gjirokastër, shtetasi K. S., rreth 59 vjeç, duke udhëtuar me mjetin zetor në rrugën rurale të fshatit Karjan, mjeti është pëmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin K. S., i cili për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Lini një Përgjigje