Qarkullonte me armë në makinë, arrestohet “i forti” në Tiranë

11 Qershor 2023, 12:48Kronika TEMA

Qarkullonte me armë në makinë, arrestohet “i forti”

Një 31-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi qarkullonte me armë zjarri me vete.

Në kuadër të operacionit ‘Fast’, u arrestua Edison Ismaili pasi është kapur me armë teksa qarkullonte me makinë në Unazë të Re.

Ai akuzohet për veprën penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’.


Po ashtu, është arrestuar edhe pasagjeri që ka qenë në mjet, Denis Kuka 25 vjeç. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Gjatë kontrollit të automjetit, gjetën një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Lini një Përgjigje