
Pas disa javësh kërkime, policia e ka ndërprerë operacionin për gjetjen e trupave të Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovarit, të zhdukur prej 6 Prillit, në Sarandë.
Ky fakt është konfirmuar nga familjarët e dy të zhdukurve të cilët kanë zhvilluar dy herë takime me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, për t’i kërkuar të zbulojë se çfarë ka ndodhur me Theodhorin dhe Sulovarin.
Por ndonëse kërkimet janë ndërprerë, hetimet vijojnë në forma të tjera. Verifikime po kryen për gjetjen e personave që fshihen pas rrëmbimit e më pas groposjes së 45-vjeçarit Sulovari dhe 52-vjeçarit Theodhori, shkruan klan.
Dy të zhdukurit janë emra të njohur për policinë, pasi në të shkuarën kanë patur precedent në fushën e narkotikëve. Përfshirja e tyre në aktivitete kriminale dyshohet të jetë arsyeja e zhdukjes.
Për ngjarje e rëndë, deri tani policia ka arrestuar vetëm një 28-vjeçar, të identifikuar si Sofokli Baxheri, me dyshimet se ka dijeni për personat që mund të fshihen pas zhdukjes. Por të dhënat e përfituara prej tij nuk kanë ndihmuar në hetime.
Pak si vonë familjarët! Të ishin kujtuar heret, do t'i kishim akoma gjallë. Si thoshte ai prifti i Divjakës tek filmi i njohur? "Klloçka e mirë i ruan zogjte pa ja marrë dhelpra, se po ja mori, aha, as puplat nuk u gjenden më." Sa i madh. Qysh e dinte ai? Si Nostradamus. Burrë zotni ishte ai që i vrane djalin nev1997, se ishte kriminel dhe grabiste mjete me arme ne rrugë, dhe nuk pranoi njerez t'i shkonin per ngushellim. "Jeni vonë", u tha njerezve. "Djali im ka vite qe ka vdekur. Qe kur mori ate rruge dhe unë nuk kisha fuqi ta ndaloja, unë bera ate qe kisha fuqi - e shpalla të vdekur, dhe nuk guxoi të me jepte asnje lek nga ato që vidhte. Se do ta vrisja vete pastaj." Ai ishte burrë. Kurse këta qe rrojnë me parate qe u vjedhin femijet janë ose koqe kandari, ose njerez pa pike burrerie dhe personaliteti.