
Një 34-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia, teksa po gërryente me mjete të rënda shtratin e lumit Mat, me qëllim marrjen e inerteve, ndërsa pronari i tij është shpallur në kërkim.
Pasi u konstatua se një person i paautorizuar po gërryente shtratit e lumit Mat, duke e zhveshur atë nga inertet, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar 34-vjeçarin me iniciale E. L, i cili në momentin kur mbërritën uniformat blu po gërryente me kamion dhe ekskavator shtratin e lumit Mat.
Për pasojë është shpallur në kërkim pronari i subjektit. A. K., 32 vjeç me aktivitet në fushën e nxjerrjes së inerteve, për të cilin punonte ia arrestuari.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 kamion dhe 1 ekskavator që përdoreshin për këtë veprimtari të kundërligjshme.
Sakaq, IKMT ka gjobitur subjektin dhe paralajmëron se kontrollet do të vijojnë për penalizmin e çdo subjekti që tenton të marrë inerte pa leje në shtratin e lumit Mat apo që kryen krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ambientit dhe lumenjve apo zjarrvënie të qëllimshme pyjeve dhe kullotave.
Lini një Përgjigje