Ervin Karamuço: Pas Dakos, do të ketë arrestime të tjera nga SPAK, këtë radhë do godasin djathtas

10 Qershor 2023, 09:56Kronika TEMA

Ervin Karamuço: Pas Dakos, do të ketë arrestime të tjera

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço paralajmëroi se pas Vangjush Dakos, do të ketë arrestime të tjera nga SPAK.

I ftuar në “Zonë e Lirë”, ai tha se Prokuroria e Posaçme do të godasë në radhët e demokratëve por nuk dha detaje apo emra. Gjë e cila sipas tij, do të krijonte balancë politike.

Eksperti theksoi se ka prova, dëshmitarë dhe dokumentacion për të kryer këto arrestime të mundshme.

“Derisa u arrestua Dako, kjo do të thotë se radha është bërë shumë e gjatë, një radhë, e cila do të krijojnë një balancë politike. Edhe majtas edhe djathtas.

Ka prova, ka dëshmitarë, ka dokumentacion. Mund të godasin djathtas kësaj radhe dhe do godasin shumë fort”, deklaroi Ervin Karamuço.

2 Komente

  1. A
    Ani

    Kunati I Ben Ahmetajt. Normal qe djathtas ata po vjedhin e po bejne namin tani...vetem Benin tat, luleshtryshen, Gjikon nuk I gjen gje.

    Përgjigjjuni
    1. t
      tani

      Sa i zgjuar eshte ky MUCOKARI.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje