Po ringjallet kanabisi? Muhamet Rrumbullaku mbledh urgjent krerët e policive në qarqe! 

9 Qershor 2023, 14:40Kronika TEMA

Po ringjallet kanabisi? Muhamet Rrumbullaku mbledh urgjent krerët e

Tendenca për kultivimin e kanabisit në disa zona të vendit, ka bërë që kryepolici Muhamet Rrumbullaku të alarmohet nga situata.

Kanë qenë fluturimet e para të avionit të Guarda di Finanzas italiane ato që kanë konstatuar prezencë bimësh narkotike dhe tendecë për kultivim.

Euronews Albania mëson se qarku më problematik ka rezultuar Lezha, e cila aktualisht është me drejtor të komanduar Alfred Elezin.

Koordinata edhe për zona të tjera janë dhënë nga specialistët e Guarda di Finanzas të cilët prej më shumë se një muaji kanë nisur kontrollin e territorit.

Në takimin ku ishin të pranishëm të gjithë drejtorët e policive në qarqe dhe shefat e komisariateve nga e gjithë Shqiperia, Rrumbullaku ka lënë edhe porosi të tjera për rendin dhe sigurinë publike.

1 Komente

  1. I
    Idioti

    E mo e paski gjet te keqen e shqipnis te kanabis Kjo eshte turp . Po ne television te botes shikon si.serviret kanabis ne menu.ne restorante.

    Lini një Përgjigje