"Më kanë marrë 2 mijë euro dhe bizhuteri", vidhet banesa e gjyqtares së Durrësit që ka 1 mln euro pasuri

9 Qershor 2023, 10:37Kronika TEMA

"Më kanë marrë 2 mijë euro dhe bizhuteri", vidhet

Grabitet banesa e gjyqtares së Durresit, Shpëtime Pitaku.

Në denoncimin e bërë në Policinë e Shtetit, sipas Report TV, gjyqtarja pretendon se grabitësit i kanë marrë 2 mijë euro dhe disa bizhuteri, vlera e të cilëve nuk është bërë me dije.

Ka qenë bashkëshorti i gjyqtares ai që ka denoncuar grabitjen në polici, një javë pasi hajdutët kanë hyrë në banesën e tyre. 

Siç ai ka dëshmuar, vjedhja ka ndodhur gjatë ditës.

“Kemi qenë në punë”, është shprehur bashkëshorti i Pitakut, raporton A2. 

Ai gjithashtu ka thënë për hetuesit se gjatë mësymjes grupi i grabitësve kanë vjedhur bizhuteri dhe një shumë të vogël parash.

Mësohet se shtëpia e gjyqtares nuk ka qenë e pajisur me kamera sigurie dhe po ashtu lagjja në të cilën ajo ndodhet është e pamonitoruar.

Policia ndërkohë, ka arrestuar tre persona, si të dyshuar për grabitjen e banesës së shtëpisë së gjyqtares, por dhe të disa banesave të tjera.

"Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të vjedhjeve në 3 banesa të ndryshme, konkretisht:

-Më datë 14.05.2023, kanë vjedhur  2.000.000 lekë të rinj, në banesën e shtetasit E. I.;

-Më datë 07.06.2023, kanë vjedhur 13.000 euro dhe 6.000 dollarë, në banesën e shtetasit O. B.;

-Më datë 01.06.2023, kanë vjedhur dyert dhe dritaret e banesës së shtetasit Y. T.

Ndërkohë, vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme", bën me dije Policia.

Por kush është gjyqtarja që u grabit?

Gjyqtarja e Durrësit, Shpëtime Pitaku është kallëzuar penalisht në vitin 2015 nga ILDKPKI për pastrim parash dhe fshehje e një pasurie me vlerë 1 milionë dollarëve amerikanë.

Ministria e Drejtësisë ka kërkuar ndëshkimin e saj, por në fund të hetimeve nuk iu gjet asnjë shkelje. Nga vetëdeklarimet që ajo ka bërë pranë institucioneve përkatëse, listohej si një ndër gjyqtaret më të pasura në vend.

Në deklaratën e saj të pasurisë, vetëm për vitin 2015 që ka dorëzuar pranë ILDKP, gjyqtarja thotë se ka 5 lokale; nga qeratë e të cilave raporton se ka marrë 9 600 euro, 360 000 lekë, 1 200 euro, 1 200 euro dhe 1 800 euro. Po ashtu, deklaronte edhe një sipërfaqe trualli 650 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 442 m2, në bashkëpronësi.

Megjithatë, Pitaku pohon se ka marrë edhe një kredi në shumën 60 mijë euro, për blerjen e një shtëpie me sipërfaqe 135 m2; e po ashtu për blerjen e një makine Audi A3.

7 Komente

  1. K
    Keta duhen plackitur te gjithe

    Me qene se ligji ja ka ligjeruar vjedhjen,edhe hajdute nuk kane pse te denohen.Me qindra hajdute te drejtesi u hodhen ne rruge dhe po shijojne vjedhjen,e zagarnjori na shkruan te gazeta panorama e kapter hajdutit

    1. s
      sapa

      Lajm shume i mire!Me e pakta qe mund tju behet ketyre maskarenjve!

      1. a
        animas

        ATO QE KA U KA VJEDHUR KJO MJEREZVE, PO JA VJEDHIN, KARMA.....

        1. B
          Bureto

          E ka kaluar vetingun kjo?! Në 2015 pas kallzimit penal nga ILDKPI, asaj nuk iu gjet asnje shkelje!!! Po sigurisht qe ashtu do ndodhte. lllalla ishte ne krye te Prokurorise qe ihste vete i korruptuar. Ndaj thone se korbi nuk i nxjerr korbit syte.

          1. k
            k

            Tjeter hajdute që e kan vjedhur.

            1. F
              Fukarai

              Me e pakta qe i kane bere : ca i ka vjedhur kjo njerzeve te ndershem nepermjet gjyqeve qe ka zhvilluar per pronat sy me sy me ato vendimet per te cilat pguhej nen dore duke e kthyer te zezen te bardhe duhet te ishe i forte kur lexonte vendimi ne fund se mund te binte hemoragji cerebrale dhe perfundoje ne spital kaq te pa drejta ishin me nje fjale ka bere deme te medha ne njeres duke ju hequr pronen dhe ja dhene atij qe si takonte. Eshte pasuruar goxha ne kuris te njerzeve te ndershem , xhbirojeni se ajo ka pasuri te madhe detyrojeni ti nxjer dh emerjani .Ka 30 vjet qe vjedh

              1. A
                Ard

                Nje grabites ndalon nje person ne rruge dhe duke e kercenuar me arme i thot; "me jep gjithe parat e tua ose te vrava'', "jam politikan" i pergjigjet tjetri. "Sa mire ,me jep parat e mija "

                Lini një Përgjigje