Akuzohet për shpërdorim detyre, GJKKO lë në burg Vangjush Dakon

8 Qershor 2023, 16:49Kronika TEMA

Akuzohet për shpërdorim detyre, GJKKO lë në burg Vangjush

Gjykata e Posaçme i ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Ai akuzohet për veprën penale "shpërdorim detyre" në lidhje me një tender dhe lejen e një pallati.

Ka mbetur në burg edhe ndërtuesi Fiqiri Farrku dhe 5 zyrtarë të tjerë. Ndërsa, ka ndryshuar masa e sigurisë nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie" për Ardian Bulkun, i akuzuar si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” e kryer në formën e fallsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre në bashkëpunim.

Ndërsa për ish-juristen Diana Deda masa e sigurisë ka ndryshuar nga "arrest shtëpie" në "detyrim paraqitje".

Sipas SPAK, Vangjush Dako në bashkëpunim me ish-zyrtarët e tjerë “kanë legalizuar një objekt të ndërtuar para zbardhjes së lejes së ndërtimit, dhe jo sipas projektit të miratuar”.

Gjithashtu, bëhet me dije se ish-kryebashkiaku së bashku me drejtorin e firmës së ndërtimit, arkitekten dhe topografët kanë shpërdoruar detyrën, ku citohet se këta të fundit “nuk kanë pasqyruar në dokumentacionin tekniko-ligjor, të objektit të vërtetën në lidhje me kohën kur janë bërë punimet dhe është realizuar ndërtimi, duke bërë që këto akte të jenë të fallsifikuara në përmbajtje

 

Lini një Përgjigje